E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morali i parase

Ku te con etja e shfrenuar per para dhe pushtet fare ndodh kur spekulon pa fund Oliver Stone i ngre keto ceshtje me realizimin Wall Street Parate nuk flene kurre nje leksion mbi kufijte morale


Wall Street Parate nuk flene kurre Wall Street Money Never Sleep 2010 i Oliver Stone me skenar te Allan Loeb dhe Stephen Schiff qe shfaqet per here te fundit sonte ne Millenium eshte edhe nje film per ata qe iu intereson ekonomia tregjet financiare bankat kredite.


Per arsye se ky realizim qe vjen 23 vjet pasi Stone pat bere Wall Street-in me 1987 tenton nje analize te tregut financiar amerikan ne krizen e vitit 2008. Shume kompani falimentonin te tjera kridheshin ne borxhe spekulonin per ti bere balle krizes ose pasuroheshin pa menduar per demet qe iu shkaktonin klienteve.


Stone ka krijuar nje personazh te shkelqyer Gordon Gekko ne rol Michael Douglas qe ia jep falas shikuesit kete leksion te shkurter mbi ekonomine. Personazhet rreth tij jane te forte nuhates finoke kane etje per para dhe shohin vetem perpara. I vetmi qe ben nje hap te gabuar deshton bie ne humnere dhe asgjeson veten eshte Louis Zabel ne rol Frank Langella menaxheri i nje prej bankave me me peshe te Wall Street-it. Louis e njeh me rrenje kompanine e tij ai e ka themeluar.


Por nje mashtrim i konkurrentit Bretton James ne rol Josh Brolin e con ne falimentim. Louis eshte nga ata njerez qe profesionit i japin jeten energjine forcen pasionin. Biseda e fundit qe Louis ben me nje nga punonjesit e tij te rinj Jake Moore ne rol Shia Labeouf e fton shikuesin te reflektoje. Louis te le ne mendje fjalet Perdori parate. Martohu bej femije shpenzo sa me shume kohe me ta nje dite do zgjohesh e nuk do te kesh me asgje.


Nje mengjes Louis pasi ka blere patatinat dhe gazeten i del perpara trenit ne nje stacion dhe jeta ndalet ketu. I vetmi nga personazhet e Stone-it qe dorezohet. Njerezit e Wall Street-it kane shprese luftojne per te shumefishuar miliona gjejne rruge per ti patur sa me pare ato.


Dhe ne keto rruge morali eshte ne plan te dyte. Model njeriu stil Wall Street eshte Jake Moore-i Labeouf i ri i mencur vigjilent i afte te beje gjithcka per nje enderr te krijoje nje kompani energjitike. Ka forcen eshte kurajoz edhe pse i mungojne parate dhe pervoja. Gjithcka qe e ka me tepri Gordon Gekko.


Gekko ka dale prej vitesh nga loja e Wall Street-it i akuzuar me 8 vjet burg per nje mashtrim qe ka bere ne tregun financiar. Ka humbur dhe familjen. Pas divorcit humbi gruan djalin nga overdoza dhe ne fund besimin e vajzes se tij Winnie Carey Mulligan qe e fajeson per vdekjen e te vellait.


E bija bie ne dashuri me te riun Jake i cili ia adhuron te atin Gekkon per dijet dhe pervojen e tij. Ky i fundit e perdor dhendrin per tu afruar me te bijen. Nje kembim me leverdi per te dy Gekko premton se do ta ndihmoje me financa per te realizuar endrren e tij.


Ky eshte personazhi qe Oliver Stone duket se e ka krijuar me me dashuri. I interpretuar ne menyre te shkelqyer nga Douglas eshte nje nga ata personazhe qe te bejne te shtyn te mendosh se si funksionin natyra njerezore forca inteligjenca karizma dhe dhuntite e lindura te saj.


Douglas i ka dhene gjithcka ketij roli. Nje peshe jo te vogel ne Wall Street ka edhe Bretton James Josh Brolin qe nuk arrin te jetoje gjate fale mashtrimeve qe u ben kompanive te tjera. Ai eshte i pangopur dhe nuk njeh kufij vetem te kenaqe egon e tij.



Wall Street i Oliver Stone-it nuk eshte vetem jeta ne nje megaqytet si Nju Jorku ku gjithcka ecen shpejt ku lakmia eshte nje e drejte qe legjitimon mbijetesen ku e ardhmja nuk eshte e sigurt dhe brenda nje nate mund te jesh i pasur ose te falimentosh.


Jeta e secilit prej personazheve eshte nje leksion mbi kufijte qe nuk mund tia lejoje vetes nje njeri. Ku te con etja e shfrenuar per para dhe pushtet fare ndodh kur spekulon pa fund Cilat jane ato vlera qe na ndihmojne te ecim para dhe cilat shenojne kthimin mbrapsht dhe fundin fatal Nje pergjigje te vyer ka edhe Gekko. Per te nena e te gjitha te keqijave eshte spekulimi.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›