E Diel, 1 Nëntor 2026

Çështja e fëmijëve të ngujuar në Poliçan, 3 të akuzuar

Pas ish ministrit të Punës Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta Kosta Barka i cili është në ndjekje penale Prokuroria e Rrethit në Berat ka deklaruar se kësaj çështje i shtohen dhe dy të akuzuar të tjerë, të cilët po ndiqen në gjendje të lirë. 

BERAT- Çështja e shumë përfolur e abuzimit me fondet e Qendrës së Fëmijëve të Ngujuar në Poliçan ka tashmë tre të akuzuar. Pas ish ministrit të Punës Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta Kosta Barka i cili është në ndjekje penale Prokuroria e Rrethit në Berat ka deklaruar se kësaj çështje i shtohen dhe dy të akuzuar të tjerë. Burime nga ky organ bëjnë me dije se mesditën e sotme janë thirrur dhe u janë komunikuar akuzat “e vjedhjes nëpërmjet mashtrimit” dhe fallcifikimit të dokumentave”. Financierit të qendrës Demir Ysenbelliut si dhe drejtorit te bordit Ali Alushanit. Kryetari i Prokurorisë së Rrethit, Xhemal Saliaj pohoi sot se organi që ai drejton nisi ndjekjen penale ndaj Ysenbelliut dhe Alushanit në gjendje të lire. Çështja e shumë përfolur e Poliçanit nisi dy vjet më parë kur kryetarja e shoqatës Liljana Luani denoncoi Bashkinë e Poliçanit për pengim në marrjen e fondeve. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›