Morati: Me Tohir fillojmë negociatat pas gushtit
Moratti duket se muajin gusht ka vendosur ta kalojë në qetësi për të menduar sa më mirë për të ardhmen e Interit. Presidenti zikaltër mund të shfrytëzoj të gjithë muajin për të kthjelluar idetë e tij mbi skuadrën e të ardhmes dhe mbi shitjen e aksioneve ose jot e biznesmeni indonezian Tohir.
Të gjithë tifozët e Interit po presin me padurim një vendim sa më të shpejtë të presidentit por duket se pritja do të zgjas dhe për disa kohë pasi Morati po studion çdo detaj të marrëveshjes sepse ai nuk dëshiron të largohet për asnjë kusht nga drejtimi i klubit për të cilin ka investuar gjithë jetën. Ai sqaroi se bisedimet do të vazhdojnë pas gushtit dhe nuk ka asnjë problem lidhur me organizimin e kompanisë.
E ardhmja e Moratit dhe problem më i madh i tij është presidenca. Nëse Tohir blen pjesën më të madhe të aksioneve ai mund të pranojë që Morati të qëndroj për disa kohë president dhe më pas të qëndroj vet në krye të klubit, ky duket se është edhe ngërçi që po ndan të dyja palët.
“Unë e përsëris atë që kam thënë më parë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në të mirë të shoqërisë. Leonardo? Asnjëherë skam pasur kontakte me të dhe nuk besoj të rikthehet” – shpjegoi Morati.
Presidenti zikaltër foli edhe për merkaton ku tha se ka punuar shumë për të krijuar një ekip sa më dinjitoz që të punojnë të njëjtën frymë dhe pasion për të qenë të gatshëm të luftojnë për titullin kampion