Morati: Mund të përmirësohemi akoma
Interi “fluturon” me golat e Etosë dhe Militos: pesë për argjentinasin dhe tre për ish-sulmuesin e Barcelonës. Tashmë zikaltrit kryesojnë të vetëm, duke kaluar Juven, që luan sot në fushën e Xhenovas.
Pas fitores jo bindëse kundër Kaljarit të dielën, vjen një tripikësh pa shumë lodhje në “San Siro”. Dhe Mourinjo nga tribuna i gëzohet “krijesës” së tij.
Por edhe Masimo Morati është i kënaqur nga skuadra që pa të mërkurën ndaj Napolit. Megjithatë, edhe pse Interi i tij ndodhet përkohësisht në vendin e parë, kjo nuk i jep atij ndonjë emocion të veçantë.
“Është ende shumë herët, kryesimi është i përkohshëm. Sigurisht që fitorja kundër skuadrës së Donadonit ishte shumë e rëndësishme. Por të shohim se si do dalë sotJ uvja, me siguri ka për të qenë një ndeshje e bukur. Xhenova është një skuadër e mirë, patjetër që do ta shoh këtë ndeshje,”- tha Morati.
Pastaj jep një mendim edhe për Milanin: ”Jemi në fillim të kampionatit, është ende shumë herët. Nëse do të isha një tifoz kuqezi, nuk do dëshpërohesha. Pastaj, Leonardo është një trajner i zgjuar, jam i sigurt që do ta marrin veten.”
Kaka-Ronaldo, Mesi-Ibrahimoviç, Milito-Eto: kush është më e fortë? Për numrin një të Interit, “është e vështirë të bëhet një krahasim, sepse janë në kontekste të ndryshme, skuadra që kanë mënyra të ndryshme loje. Sigurisht që dyshja e Barcelonës nuk është keq...”.
Por tani për tani, Morati i gëzohet Militos: “E prisja një lojtar kaq të fortë në fillim të sezonit? Sinqerisht, po.”
Pas ndeshjes me Napolin flet edhe Eto: “Jam i kënaqur që shënova, por më e rëndësishme është që fituam. Ushtruam shumë presion dhe krijuam shumë raste në këtë ndeshje. Realizuam gjithçka që kishim parashikuar para ndeshjes.”
Tashmë sulmuesi kamerunas shpreson të shënojë edhe jashtë “San Siros”, pasi ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në transfertë, ndërkohë që ka realizuar tre gola në shtëpi: ” Ka ardhur koha të shënoj edhe jashtë fushe, por e përsëris që e rëndësishme është të fitojmë.”
Në fund, Eto flet edhe për fëmijët kamerunas që parakaluan në fushën e “San Siros” para fillimit të takimit: “U ndieva shumë krenar të shihja fëmijët e një vendi të vogël si imi në këtë fushë, të cilët shpresojnë të bëhen si Eto, madje më të mëdhenj, si Roxher Milla.”