E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti takon ish-punonjës të ARMO-s

Përfaqësuesit e rreth 700 ish-punonjësve parashtruan shqetesimin e mospageses se pages se disa muajve dhe vjeteresise ne pune, detyrim ky i percaktuar ne marreveshjen per privatizimin e shoqerise dhe vendimet perkatese te Keshillit te Ministrave. 

Gjithashtu ata i kerkuan Ministrit nderhyrjen prane pronareve te shoqerise ARMO duke shprehur besimin e plote ne zgjidhjen sa me te shpejte te ceshtjes. 

Ministri Prifti kerkoi nga stafi pergjegjes i Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes informacion mbi detyrimet midis paleve ne kontraten e privatizimit dhe u premtoi perfaqesuesve te ish-punonjesve kthimin e pergjigjes brenda dy javeve.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›