Meta takon Jones: Bashkëpunim me SHBA-në
Gjatë takimit me Jones, u bisedua mbi çështje të bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe SHBA-së dhe zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Një vend të vaçantë në bashkëbisedim zuri edhe diskutimi mbi situatën në rajon dhe perspektivën e saj.
Zëvendëskryeministri Meta e siguroi bashkebiseduesin e tij për angazhimin e qeverisë shqiptare për të luajtur një rol sa më konstruktiv e të moderuar në shërbim të paqes, stabilitetit e aspiratave të përbashkëta për integrimin evropian të vendeve të rajonit. Njëkohësisht, ai theksoi vendosmërinë për të vazhduar luftën kundër trafiqeve ilegale, korrupsionit e krimit të organizuar, si dhe ripërsëriti angazhimin e vendit për pjesëmarrje aktive në koalicionin ndërkombëtar kundër terrorizmit.
Nga ana e tij, Z. Jones, e uroi Zëvendëskryeministrin Meta për detyrën e rëndësishme. Ai shprehu vlerësimin për zgjedhjet si më të mirat e zhvilluara derimësot dhe gatishmërinë e maxhorancës për të bashkëpunuar me opozitën në funksion të reformës zgjedhore dhe përmbushjen e vërejtjeve dhe sugjerimeve të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it.
Z. Jones e falenderoi për rolin dhe angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, si dhe rritjen e kontributit të saj si vend edhe anëtar i NATO-s, në dobi të paqes e sigurisë në botë. Po ashtu, u shpreh se mirëpret bashkëpunimin e ngushtë me të dhe me qeverinë e re të drejtuar nga Kryeministri Berisha, si dhe rikonfirmoi mbështetjen e plotë të SHBA-ve në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Duke u ndalur në zhvillimet në rajon, Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit vlerësoi rolin dhe kontributin e Shqipërisë në rajon dhe u interesua të dinte më hollësisht mbi situateën në Kosovë e Maqedoni. Lidhur me Kosovën, bashkëbiseduesit ndanë mendimin mbi rëndësinë e përfshirjes së saj në nismat rajonale si garanci për paqen dhe stabilitetin në rajon e më gjerë.
Krahas takimeve dypaleshe, Zv.Kryeministri Meta mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Kartës së Adriatikut, A5. Në fjalën e tij, z. Meta bëri një pasqyrë të kontributit të Shqipërisë në drejtim të luftës kundër terrorzmit dhe ruajtjes së paqes e sigurisë në botë. Në mënyrë të vacantë ai theksoi angazhimin e Shqipërisë për të vazhduar kontributin e saj me trupa paqeruajtëse në Afganistan. Gjithashtu, Zv.Kryeministri i Shqipërisë i siguroi përfaqësuesit e lartë për gatishmërinë për bashkëpunim si dhe mbështetjen e plotë të Shqipërisë për integrimin sa më të shpejtë të tyre në NATO.