Morati: “Nuk e kam takuar kurrë Murinjon”

Presidenti i Interit, Morati përgënjeshtroi në mënyrë kategorike se ai e kishte takuar ndonjëherë trajnerin portugez, Hoze Murinjo. "Bëhet fjalë për një lajm të pavërtetë dhe të pa verifikuar", - citohet bosi zikaltër në komunikatën zyrtare të Interit. "Është vërtet shqetues për klubin ky lajm". Sipas gazetës sportive italiane "Gazzetta dello Sport', Morati e ka takuar Morinjon në Londër. "Është një aksion për të shqetësuar Milanin, - shkruan gazeta, - dhe një mënyrë për të përkedhelur trajnerin në rast Mancini do të largohet".