E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vals” milionash për Fernando Alonson

Shtypi spanjoll feston rikthimin e dashurisë midis Fernando Alonsos dhe Renosë, që të hënën zyrtarizuan edhe kontratën dyvjecare. Shifrat janë të bujshme. Sipas gazetës sportive "As" Alonso do të marrë 42 milionë euro në sezon, duke u bërë sportisit më i paguar në Formula 1. Gazeta tjeter iberike "El Mundo Deportivo" shkruan se Alonso do të marrë 35 milionë, "La Vanguardia" pohon shifrën 25, "Marca" flet për 20 milionë dhe "El Pais" përfundon në 16 milionë euro. Në një sondazh të organizuar në Spanjë 66 mijë pjesëmarrës besojnë se Fernando do të fitojë Botërorin e vitit 2008.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›