E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta eshte e pameshirshme fitore tenistike me Bylisin

Superiore Durrsaket triumfojne 6-0 ne Niko Dovana dhe ngjiten ne vendin e katert

Teuta shkaterron Bylisin ne ndeshjen e fundit te javes se 10-te ne Kategorine Superiore. Skuadra e drejtuar nga Edi Martini fitoi me shifrat tenistike 6-0 ne shtepi nje rezultat qe e ngre skuadren durrsake ne vendin e katert ne klasifikim. Djemte e detit kane vendosur edhe nje rekord perballe ballshioteve te trajnerit Nikolla Ilievski ata kane regjistruar fitoren me te thelle te ketij sezoni. Nderkohe duhet theksuar fakti se nje tjeter primat i kesaj jave te aktivitetit elitar ne vend eshte shenimi i 23 golave ne gjashte sfida 3.83 gola per ndeshje ndersa me pare kuota me e larte ishte 17 rrjeta ne javet 8 dhe 9 per nje mesatare prej 2.83 golash per ndeshje.

Teuta nuk ka treguar aspak meshire per Bylisin qe pavaresisht tentativave per tu paraqitur sa me mire ne rikthimin mes me te mireve vazhdon te paraqitet si nje skuader e brishte. Ballshiotet vazhdojne te zhgenjejne ne transferte ndersa gjashte golat e pesuar konfirmuan se renditja e tyre ne vendin e parafundit nuk eshte surprize. Ndeshja ne Niko Dovana praktikisht u mbyll vetem pas 20 minutave loje me vendasit qe ndodheshin ne avantazh 3-0. Nderkohe tre golat e tjere u shenuan ne fraksionin e dyte te ndeshjes ne kete sfide lavdi kishte per Pepen dhe Coten te cilet realizuan nga dy rrjeta secili. Goleada u hap ne minuten e 12-te me sulmuesin 19-vjecar Brunild Pepa. Miqte vuajten goditjen e shpejte ndersa nje autogol i pafat i ish-kapitenit te perfaqesueses U-21 Maringlen Shoshi vetem 4 minuta me pas rezultoi thuajse fatale. Vrulli i minutave te para per Teuten nuk mbaroi me kaq pasi ne te 21-ten ishte mbrojtesi Sheta ai qe trefishoi shifrat. Pepa realizoi serish ne minuten e 55-te ndersa ne te 76-ten dhe 86-ten ishte radha e dy golave te 22-vjecarit Mirel Cota qe ne kete menyre ngjitet ne krye te listes se golashenuesve te Superiores ne kuoten e 6 rrjetave aq sa Bakaj i Dinamos Pejic i Tiranes dhe Xhafaj i Flamurtarit. Humbja e thelle eshte nje goditje mjaft e forte per Bylisin qe u kthye ne Superiore si kampione e Kategorise se Pare por mbetet ne vendin e parafundit ne kuoten e 7 pikeve duke lene pas vetes vetem Elbasanin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›