Nga Real Madrid te Siti, vit rekordesh në Evropë
TIRANE - Sezoni 2011-2012 ka qenë padyshim i mbushur me rekorde në Evropë, duke nisur nga rekordi i pathyeshmërisë së Juventusit e deri te Mançester Siti që shpallet kampion i Anglisë në minutën e 94-t apo te 100 pikët e Realit të Madridit. Momente që u kanë dhuruar emocione të panumërta miliona tifozëve të apasionuar pas futbollit.
Juventusi
Askush më parë në Itali nuk kishte arritur ta mbyllte sezonin pa asnjë humbje në Itali. Në turnetë me 20 skuadra, kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Një makinë perfekte, “Zonja e Vjetër” arriti edhe tre rekorde të tjera, duke nisur nga numri më i vogël i golave të pësuar (20), rekord ky për një kampionat me 20 ekipe. Po ashtu, Juventusi mban edhe rekordin e lojtarëve të ndryshëm që kanë shënuar gol në një sezon, me 20 të tillë, pasi këtë e arritën edhe Marrone e Barzalji dy ditë më parë. Në fund, një rekord disi negativ: asnjë skuadër deri më sot nuk kishte arritur të fitonte titullin me më shumë se 14 barazime.
Italia
Seria A italiane këtë sezon shënoi edhe një rekord të padëgjuar më parë për kampionatet e rëndësishme, duke shkarkuar 19 trajnerë në harkun e një sezoni. Donadoni, Pioli, Gasperini, Bizoli, Xhampaolo, Fikadenti, Mihajloviç, Di Françesko, Manxha, Malezani, Kolomba, Teser, Arrigoni, Mondoniko, Balardini, Ranieri, Marino, Malezani dhe Delio Rosi, duke i marrë sipas kronologjisë. Delio Rosi ndërkohë bëri një gjest tepër të rrallë në futboll, duke sulmuar një futbollistin e tij dhe duke e goditur me grushta. Italia hyn në librin e rekordeve sezonale edhe për tifozët e Xhenoas, që arritën të merrnin peng një ndeshje, duke detyruar edhe lojtarët të dorëzojnë fanelat. Gjëra të papara ndonjëherë, në asnjë kampionat.
Reali
Në Spanjë, Reali i Madridit arriti kuotën e 100 pikëve, falë 32 fitoreve, 4 barazimeve dhe vetëm 2 humbjeve. Rekord absolut për Spanjën, duke qenë se Barcelona e Pep Guardiolës në sezonin 2008-2009, arriti vetëm 99 pikë. Titullin e golshënuesit ndërkohë e mori Lionel Mesi, me 50 gola të shënuar vetëm në kampionat, një rekord që vështirë se do të thyhet në të ardhmen. I vetëm, Mesi do të ndërtonte sulmin e katërt më të mirë të Ligës Spanjolle. Gjithnjë në Spanjë, ka një tjetër sulmues që ka patur një sezon të çmendur: Radamel Falkao. Kolumbiani është futbollisti i vetëm që ka fituar dy herë rresht titullin e kryegolshënuesit të Europa League, pas 18 golave me Porton dhe 12 me Atletikon e Madridit.
Anglia
Padronët e rinj të Premier Ligës quhen Mançester Siti dhe drejtohen nga Roberto Mançini.Pas 44 vitesh, Citizens rikthehen të fitojnë titullin kampion në Angli dhe për ta bërë këtë, zgjedhin një finale prej infarkti. Ata ishin në disavantazh 1-2 deri në minutën e 92-të, por më pas përmbysën gjithçka me Xhekon e Agueron. Një epilog që të kujton fitoren 2-1 të Mançesterit ndaj Bajernit, në finalen e Champions të 1999. Në Angli megjithatë, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë. Në listën e rekordeve sezonale hyn edhe Borusia e Dortmundit, që për herë të parë në historinë e saj fiton dy trofe: titullin dhe Kupën.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)