Morati kërkon ti shesë 20-30 % të aksioneve miliarderit indonezian
Ofertës së miliarderit indonezian, Erik Tohir, për të marrë 100 përqind ose 80 përqind të aksioneve të Interit, Moratti u është përgjigjur me një tjetër ofertë.
Mediat italiane njoftojnë lajmin se pas bisedimeve të stërgjatura, Presidenti i zikaltërve, që e trashëgoi klubin nga babai i tij, i ka ofruar miliarderit indonezian 20-30 përqind të aksioneve.
Burime nga klubi italian thonë se bisedimet kanë nisur prej kohesh dhe se ato vazhdojnë me ritme të qeta, sepse s’ka asgjë për t’u nxituar.
Thuhet se procesi i arritjes së një marrëveshje mes palëve dhe kalimit të aksioneve mund të zgjasë për muaj me radhë. Në marrëveshjen e mundshme pritet të përfshihet edhe partneriteti mes presidentit Moratti, nëse ky i fundit do të ruajë shumicën e aksioneve të klubit dhe miliarderit indonezian për ndërtimin e stadiumit të ri.
Megjithatë, gjithçka është në fazën fillestare dhe lajmi për bisedimet është konfirmuar nga vetë Moratti që deklaroi se gjithçka është komunikuar në media deri më tani përsa i përket shifrave të ofruara nga Thohir, është e vërtetë.
Erik Tohir, së fundmi ka ndryshuar ofertën e tij për 80 përqind të aksioneve, duke “rrumbullakosur” tashmë në 300 milionë euro, për 100 përqind të vlerës së klubit milanez.
Ofertës i bashkangjiten edhe garancia për të shlyer borxhet e mbartura si dhe angazhimi për të investuar 100 milionë euro në merkato.
Të gjitha këto euro të vënë në dispozicion nga miliarderi indonezian kanë bërë që presidenti i zikalterve të mendohet mirë përpara se të vendos përfundimisht të ardhmen e klubit të tij, i cili në vitet e fundit është përfshire jo vetem nga kriza e rezultateve por edhe ajo ekonomike.