Milani i marrosur pas futbollistit Gael Clichy
Milano - Milani është i gatshëm të shpenzojë 14 milion sterlina për të marrë shërbimet e mbrojtësit Gael Clichy. Futbollisti i Arsenalit shihet si pasardhësi ideal i Paolo Maldinit në krahun e majtë të mbrojtjes së Milanit. Clichy është vetëm 23 vjeçar, dhe me këtë lëvizje drejtuesit e klubit italian kërkojnë të ulin sadopak moshen mesatare të ekipit.
Trajneri Ançeloti e pëlqen jashtëzakonisht futbollistin Clichy, pasi tek ai sheh zëvëndësuesin ideal të kapitenit legjendar Paolo Maldini. Maldini do të varë përfundimisht këpucët në gozhdë në mbarim të këtij sezoni.