Protesta, gjykata rrezon prokurorine
Gjirokaster- Prokuroria deshton ne procesin gjyqesor ndaj dy te rinjve nga fshati Toc i Tepelenes, qe akuzoheshin per tubim te paligjshem kunder kryebashkiakut te Himares, Vasil Bollano dhe prefektit Spiro Ksera. Gjykata e Faktit Gjirokaster, ka pushuar mengjesin e djeshem ceshtjen penale ne ngarkim te Orgen Hasanbegaj dhe Luan Halili. Ne seancen gjyqesore te zhvilluar, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Shkelqim Mustafa, ka vendosur pushimin e ceshtjes per shkak se nuk ishin paraqitur prova, qe te faktonin se tubimi ishte i paligjshem. Qe prej 2 qershorit, kur u organizua ky tubim nacionalist, te rinjte ndiqeshin ne gjendje te lire prej prokurorise.
Ne vendimin e tij per kete ceshtje trupi gjykues ka pohuar se; "prokurori i kishte te gjitha mundesite qe te konkludonte se, vendi i zhvillimit te tubimit ishte nje vend i cili mund te zhvillohej edhe pa njoftimin paraprak te policise. Vete materiali i kallezimit pershkuan faktin se, tubimi eshte zhvilluar ne nje vend, ne nje distance te konsiderueshme larg rruges nacionale". Sipas gjyqtarit Mustafa, "prokuroria duhet te kishte vendosur mosfillimin e ketij procedimi. Gjykata cmon se, ceshtja penale ne ngarkim te te pandehurve Luan Halili dhe Orgen Hasanbegaj duhet te pushohet dhe se kjo ceshtje nuk duhet te fillonte".
Pas perfundimit te seances, dy te rinjte kane pohuar se, "me ne fund gjykata u kthjellua dhe dha nje vendim pro dinjetetit kombetar. Meqenese neser eshte Pavaresia e Kosoves, per ne jane dy gezime ne nje dite. Ne sot po nisemi per Prishtine". I pranishem ne seancen gjyqesore, drejtuesi i G 99 Erjon Veliaj, pas dhenies se vendimit nga gjykata ka pohuar se, "eshte e ligjshme te thuash mendimin tend, eshte e rendesishme te thuash mendimin tend edhe kur disa qarqeve ne Shqiperi, nuk iu vjen per mbare".
Ne kundershtim me pretencen e prokurorise, ka qene avokati i ceshtjes Xhafer Mece, sipas te cilit grupi i te rinjve kishte marre leje dhe vene ne dijeni Komisariatin e Tepelenes. Per kete qellim u thirren deshmitare, qe pohuan se kishin folur me drejtuesit e komisariatit. Ai e cilesoi veprimin e klienteve te tij si te ligjshem, pasi mbrojten interesat e shqiptareve dhe ne mbrojtje te vendit, kunder atyre qe hedhin thirrje antishqiptare.
Blerim Kore