Shtyhet serish procesi ndaj 16 personave te akuzuar
TIRANE - Gjyqi i te ashtuquajtures "Banda e Durresit", eshte shtyre serish gjate dites se djeshme. Shkaku ka qene avokati i kuksianit Kujtim Buna, i cili eshte akuzuar si anetare i "Bandes se Durresit". Ai ka "kercenuar" gjykaten se, nese nuk lejohet te vizitohet nga gjykata, per te pare gjendjen e tij shendetesore, do te padise Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve. Deklarata ka ardhur menjehere pas mospercaktimit te gjendje se tij shendetesore. Ne deklaraten e tij, i pandehuri Buna tha se mjeku i burgut nuk kishte percaktuar gjendjen e tij shendetesore. Sipas avokatit te te pandehurit, klienti i tij eshte i semure dhe nuk mund te marre pjese ne seance. Por avokati ka deklaruar se, gjykata duhet ta vertetoje gjendjen e tij shendetesore, duke lejuar ate qe te vizitohet.
Gjithashtu avokati i ka kerkuar trupit gjykues, te kryesuar nga gjyqtari Gurali Brahimllari, qe te vizitojne Bunen ne qeline e burgut me qellim qe te vertetoje gjendjen ne te cilen i pandehuri Buna ndodhet. I pandehuri Buna, prej disa javesh eshte i semure nga nje infeksion ne vesh, c'ka ka bere qe ai te mos marre pjese ne disa seanca. Seanca e djeshme gjyqesore eshte shtyre per mungese te avokateve mbrojtes. Gjyqi i "Bandes se Durresit", eshte shtyre, per te disaten here nga gjykata. Ne shumicen e rasteve kane qene avokatet e te pandehurve qe kane munguar, por diten e djeshme ishte kerkesa e njerit prej te pandehurve, e cila ka bere qe trupi gjykues te shtyje seances gjyqesore.
R. Caushaj