E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i njerezve merr 75 vjet burg

Redinalda Caushaj

TIRANE - Dhjete personat e akuzuar per dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit, jane revoltuar dje, pas dhenies se vendimit nga Gjykata e Krimeve te Renda. "Duam vendimin, cfare i keni keto denime sikur te ishim shqiponja", i jane drejtuar te pandehurit, trupit gjykues te kryesuara nga gjyqtarja Liljana Bako. E ndersa trupi gjykues ka lene sallen e gjyqit, te pandehurit kane vazhduar te bertiturat e tyre, deri sa jane nxjerre me force nga grupi i shoqerimit. Ata jane akuzuar per disa vepra penale, per te cilat, gjykata ka dhene vendimet e saj.

Vendimi

Gjate dites se djeshme, gjyqtaret e Krimeve te Renda kane denuar me 75.6 vjet burgim dhe 63.3 milione leke gjobe. Ne kete vendim, gjykata i ka shpallur fajtore dhe ka denuar me nga 10 vjet e 8 milione leke gjobe, te pandehurit Krenar Boci, Leonidha Caro dhe Ergest Rabaj. Te pandehurin Hoda Corra, gjykata e denoi me 11.3 vjet dhe 10 milione leke gjobe, ndersa Arben Sulaj me 11.6 vjet dhe 8 milione leke gjobe. Per te pandehurit Ermal Kaci, Eugen Garenxaj, Kreshnik Gerbi dhe Lorenc Meci, gjykata dha denimin e saj, me nga 5 vjet dhe 600 mije leke gjobe per secilin. Per te pandehurin e fundit te grupit, Ermal Fidhin gjykata e deklaroi fajtor dhe e denoi me 1 vit dhe 300 mije leke gjobe, duke e vecuar edhe nga organizata kriminale. Ne fund te vendimit, togat e zeza kane deklaruar se, te gjitha sendet materiale, automjetet si dhe telefonat celulare, do i kthehen serish te pandehurve te ketij gjykimi.

Akuzat

Dhjete te pandehurit akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda se ne bashkepunim me njeri-tjetrin, ne kembim te shumave prej 1000-1300 euro, kane bere te mundur kalimin e shtetasve shqiptare drejt Greqise. Sipas vendimit te gjykates, ish-inspektori i seksionit Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar ne Drejtorine e Policise se Gjirokastres, Ergest Rabaj njihej si ndermjetesi, mes trafikanteve dhe efektivave te tjere te policise. Nga hetimet e kryera nga prokuroria ka rezultuar se, Rabaj ishte personi qe mbante lidhje me kreun e grupit kriminal, Arben Sulen i njohur edhe me pseudonimi "Maloku". Ky i fundit mesohet se i jepte Rabajt, 200 deri ne 300 euro per cdo klandestin qe kishte paguar, per te kaluar kufirin pa probleme. Me pas, Rabaj ua shperndante leket kolegeve te tij, te cilet duhej te garantonin kalimin e klandestine nga vendi une drejt shtetit grek. Kalimi i kufirit sipas akuzes behej kur kreret e grupit te trafikanteve, merrnin garanci nga bashkepunetoret e tyre ne polici, qe rruga ishte e lire. Sipas hetimeve ka rezultuar se zonat e Gines dhe Drita, ishin vendet ku grupi ne fjale ka realizuar kalimet ne drejtim te territorit grek.

Vendimi

Ermal Fidhi 1 vit e 300 mije leke gjobe

Ermal Kaci 5 vjet e 6 milione gjobe

Lorenc Meci 5 vjet e 6 milione gjobe

Leonidha Caro 10 vjet 8 milione leke gjobe

Ergest Rabaj 10 vjet 8 milione leke gjobe

Hodo Corro 11.3 vjet 10 milione gjobe

Krenar Boci 10 vjet 8 milione gjobe

Arben Sulaj 11.6 vjet 8 milione gjobe

Eugen Garencaj 5 vjet 6 milione gjobe

Kreshnik Gerbi 5 vjet 6 milione leke gjobe

Konfiskimet

Gjate dhenies se vendimit, togat e zeza te Gjykates se Krimeve te Renda, kane deklaruar se, te gjitha sendet materiale, automjetet si dhe telefonat celulare do i kthehen serish te pandehurve te ketij gjykimi.

10 persona

Jane denuar nje dite me pare nga Gjykata e Krimeve te Renda, pasi jane vene ne pranga nga uniformat blu, gjate nje aksioni kunder trafikut te qenieve njerezore nga Gjirokastra, ne kufirin me shtetin grek.

75 vjet

E gjysme jane denuar te arrestuarit e nje viti me pare. Ata akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda se, kane marre para me qellim kalimin e njerezve ne drejtim te Greqise, e me pas drejt Bashkimit Evropian.

1 mije

Deri ne 1300 euro ishte pagesa, qe njerezit te cilet donin te kalonin kufirin me shtetin helen duhej te paguanin ndaj personave, te vene ne pranga gjate disa koheve me pare. Te arrestuarit siguronin kalimin pa probleme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›