Tifozet kuqezinj kunder policise

Kombëtarja fitoi në fushë ndaj Lituanisë, por tifozët nuk ia dolën në tribuna. Duket se nuk ka qenë vetëm moti si pengesë në “Qemal Stafa”, por edhe policia që, sipas tifozëve kuqezi, i ka penguar ata për të mbështetur siç duan ekipin përfaqësues.
Në një deklarim të tyre thuhet se policia ushtroi dhunë në tribuna dhe kërcënoi të largonte flamurin e UÇK-së.
Duhet thënë se ndaj Lituanisë kishte më pak tifozë në stadium sesa në Norvegji, ku Shqipëria u mbështet nga rreth 3 000 të tillë.
Skuadra shqiptare ka pasur disa herë një numër të madh mbështetësish jashtë fushe, sidomos kur ka luajtur në Zvicër, Gjermani, Norvegji apo edhe Luksemburg.
Jo vetëm kaq, por tifogrupet kanë arritur të krijojnë disa herë koreografi të bukura.
Në Norvegji ishte një flamur i madh kombëtar, i shpalosur disa herë, sidomos në fillim dhe në përfundim të ndeshjes.
Tradita nisi në marsin e vitit 2009, kur Shqipëria priti në “Qemal Stafa” Ukrainën dhe një flamur gjigant u soll nga Prishtina për në Tiranë duke u hapur në gjithë tribunën karshi të stadiumit.
Flamuj ka pasur edhe në ndeshje të tjera, si për shembull në atë me Bosnjë-Hercegovinën në Tiranë në vjeshtë të vitit 2010.