Moratino- Meta: Shpresa për zgjidhjen sot në Strazburg
Ministri Spanjoll i Punëve të Jashtme, Moratinos ka takuar Zv/kryeministrin dhe Ministrin e Jashtem te Shqipërisë, Ilir Meta. Takimi u përqëndrua në marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën e Ballkanit Perëndimor me qëllim përgatitjen e Nivelit të Lartë në takimin në Sarajevë dhe në veçanti në lidhje me krizën politike që ka përfshirë aktualisht Shqipërinë.
Sipas nje njoftimi per shtyp te Ministrise se jashtme te Spanjes, Moratino gjithashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, i cili ka inkurajuar një zgjidhje të kësaj krize sa më shpejt të jetë e mundur. “Për këtë qëllim, ministri i jashtëm spanjoll i ka biseduar në telefon me kreun e opozitës, Rama, një ditë më parë, duke i kërkuar t’i jape fund grevës së urisë disa ditore”, njofton Ministria e Jashtme spanjolle, e cila shpreson që të dyja palët të arrijnë një zgjidhje gjatë takimit të sotëm në Strasburg.
Dorina Gusmari < I mëparshmi