Kriza politike, PD: Rama dështoi
Një ditë pas darkës së negociatave në Strasburg Rama-Berisha, deputeti demokrat Tritan Shehu shprehet se kryesocialisti ishte i vetmi i humbur nga gjithë kjo histori bojkoti, protestash e grevash. Sipas tij, ndërhyrja e ndërkombëtarëve ishte një tentativë për të zgjidhur pikërisht krizën personale të Edi Ramës.
"Greva u mbyll se dështoi. Duke qenë pjesë e një strategjie prej disa muajsh lidershipi i lartë i PS ka ndërmarr në partinë e tyre për të krijuar një situatë destabilizimi. Por nuk është vetëm greva, mua më duket se dështoi gjithë strategjia e ngritur nga lidershipi i PS në këtë periudhë", tha Shehu.
Në kushtet kur kompromisi në Strasburg nuk u arrit, Shehu thotë se zgjidhja vjen vetëm nëse kryetari i socialistëve të trokasë në derën e duhur. "Nëse kryeministrit i kërkohet dicka që nuk varet nga ai, nëse maxhorancës i kërkohet dicka që nuk varet nga ai, pa dyshim këtu problemi nuk është i maxhorancës por i atyre që trokasin në derën e gabuar dhe mendoj se ata duhet të orientohen drejt dhe të trokasin në derën e nevojshme dhe që është sistemi i drejtësisë", vijoi ai.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e premte , 21 maj 2010 ) < I mëparshmi