E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Policia rol në liberalizimin e vizave

Në fjalën e rastit, kryeministri Sali Berisha vlerësoi punën e policisë për gjatë një viti, duke nënvizuar se forcat e rendit kanë bërë një punë serioze. “Policia e Shtetit përmbushi angazhimet e saj. Vlen të theksohet se në vitin 2009, është modernizuar kontrolli i kufijve. Në emër të qeverisë ju përshëndes shumë përzëmërsisht për punën serioze, përkushtimin e madh, sakrificat dhe luftën e suksesshme për rendin e sigurinë e qytetarëve shqiptarë, luftën e suksesshme dhe kontriubutin për rendin dhe sigurinë”, u shpreh Berisha.Ai shtoi se do të ketë të tjera përmirësime për legjislacionin e policisë. Më tej, kreu i qeverisë tha se heqja e vizave është përgjegjësi e madhe, kur rol të veçantë luan edhe policia, në kontrollin e pikave kufitare.  Gjatë kësaj analize, është theksuar edhe roli i Policisë së Shtetit për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të qershorit të vitit të shkuar.  “Viti 2009 ishte një vit elektoral, ku policia dëshmoi përkushtim të lartë në zbatim të ligjit, keni përmbushur me nder të gjitha detyrimet, që ligji ju ngarkon në procesin elektoral, që mori vlerësime pozitive nga mbarë komuniteti ndërkombëtar”, tha kryeministri. Kreu i qeverisë ka kërkuar nga angazhim të veçantë edhe ndaj korrupsionit dhe krimit, duke përmendur këtu rolin e një inpektori policie për mbrojtjen e Dritan Dajtit, i cili vrau katër polic gjatë muajit gusht të vitit 2009. “Lufta kundër korrupsionit ka njohur dimensione të reja. Muajt e fundit numri i zyrtarëve që janë përballur me ligjin është rritur dhe për këtë përgëzoj organet e policisë. Këte vit, këto muaj falë punës suaj, janë përballur me ligjin njerëz nga të gjitha institucionet, përfshirë gjykatës dhe prokurorë. Ju përgëzoj të mos tërhiqeni para cilitdo në këtë luftë. Objektivi i kësaj qeverie është: Shqipëria në indekse të ulta të kriminilatitetit, jo në nivele siç është sot, por në nivelin e ulët të mesatares së vendeve të BE-së, kur ti kërkojmë partnereve tanë heqjen e vizave”, vijoi ai.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›