E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratoriumi i skafeve, debate në Kuvend

Tiranë- Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot seancën plenare ku do të diskutohet mbi reformat, por pritet të ketë debate edhe për zgjedhjen e Presidentit.

Fillimi i seancës ka nisur me debate pasi kreu i grupit parlamentar demokrat kishte kërkuar heqjen nga rendi i ditës diskutimin për moratoriumin e skafeve, dhe kjo është kundërshtuar nga socialistët.
Nuk ka arsye për ta hequr nismën e PS-së. Është një shkelje proceduriale. Nisma e opozitës është hequr për arsye të tjera politike. Sot mazhoanca s`ka kuorumin për të vijuar seancën prandaj dhe është hequr nisma e opozitës- tha Ruçi.

Pas deklaratës së tij reagoi deputeti demokrat Edi Paloka i cili u shpreh se për moratoriumin ka disa amendamente të tjera të cilat duhet të kthehen për rishikim në Komisionin e Ligjeve.

Ne e kemi hedhur poshtë në komisionin e ligjeve këtë nisëm duke dhënë edhe argumentat, por janë paraqitur edhe disa rekomandime nga disa deputetë të cilët kërkojnë një lloj zbutje të moratoriumit prandaj dhe vendosëm që amendamentet të kalojnë tek komisioni i ligjeve përpare se të kalojë në seancë- tha Paloka.

Në seancë ka patur debate edhe për zgjedhjen e presidentit. Sipas deputetes socialiste Arta Dade zgjedhja e prsidentit vetëm me votat e maxhorancë i humbi shansin vendit për antarsimin në BE. Ajo tha se Berisha ka shënuar dështimin e radhës, dhe tregoi se nuk di as abc- në e demokracisë e cila ka në thelb kompromisin dhe negocimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›