E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Reformat ekonomike kryhen nëse ka konsensus politik

Tiranë- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka deklaruar se ekonomia duhet të qëndrojë mbi politikën dhe ka kërkuar më tepër konsensus mes partive.

Gjatë një konference mbi kushtet paraprake për reformat ai u shpreh se vendi ynë e përballoi mirë krizën ekonomike në eurozonë.

Për ti bërë ballë krizës globale, akoma ka vend për ekzekutimin e kolateralit, uljen e rrezikut të perceptuar dhe mungesa e frymës së konsensusit, ngadalësimi i reformave dhe mbështetja e shpejtë e reformave të akorduara me KE dhe marrja e statusit të vendit kandidat dhe më e rëndësishme nga të gjitha është që ne duhet të gjejmë konsensuss politik për ta vënë në këto kohë ekonominë mbi politikën- tha Fullani.

Më tej ai tha se ekonomia jonë është nën presionin e tregjeve të huaja dhe pengojnë financimin e ekonomisë apo ndërhyrjen e politikës.

BSH vlerëson se ekonomia shqiptare mbetet në presion të tregjeve të huaja, masat e tyre për të rritur konfidencën e bëjnë të vështirë transmetimin e politikës në ekonomi, e shqetësojnë publikun, e pengojnë sistemin të financojë ekonominë dhe pëlqimin e politikës në lehtësimin e kushteve monetare e financiare. Ajo që ndodh përfaqëson rritjen e primit të rrezikut dhe jo normave reale të interesit, bankat qendrore duhet të bëjnë gjithcka për të ruajtur ekuilibrat makro financiare dhe për të forcuar besimin e publikut- tha ai.
Ndërsa ministri i financave, Ridvan Bode është shprehur se duhet të vijohet me reformat për të përballuar krizën.
Duhet të çohen deri në fund reformat e nevojshme. Të mos shkojmë deri në gjysëm të rrugës dhe të kthehemi por ti shkojmë deri në fund. Një bllok reformash tërësore duhet ndërmarrë për të kapërcyer krizën. Duhet të kryehen reformat e duhura strukturore tha Bode.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›