Korçë, kapet 20 kg drogë, arrestohen poseduesit

Operacioni i koduar “Transportuesit”, përfundoi me arrestimin e shtetasve Sotiraq Demirazi, 34-vjeç dhe Ilir Orgecka, 31-vjeç, banues në qytetin e Korçës.
Këta shtetas në bashkëpunim midis tyre, merreshin me shitjen e sasive të mëdha të drogës në qytetin juglindor. Mbrëmjen e shkuar, policia ndërhyri duke i arrestuar në flagrancë në lagjen Nr 9 të qytetit. Policia sekuestroi 20 kg e 290.4 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit marjuanë, 3 aparate celularë, 1 automjet tip Benz si dhe një automjet tip Audi A-6. U kryhen veprimet hetimore dhe materialet do i referohen Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Prodhim e shitje e narkotikeve në bashkëpunim”.
Gjithashtu ditën e djeshme strukturat e hetimit dhe parandalimit te krimit ne Komisariatin e Policise Korce bene te mundur ndalimin e shtetasit te shpallur ne kërkim Naim Beqollari 26-vjeç, banues në fshatin Klocë-Korçë, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale te “Vjedhje e kryer ne bashkëpunim e ngelur ne tentative”. /Start/
2012-06-14 09:38