Dosja në gjykatë për ish-shefin e krimeve

Burime zyrtare nga prokuroria e Tiranës bënë të ditur se organi i akuzës, pasi përfundoi hetimet, depozitoi për shqyrtim gjyqësor çështjen në ngarkim të Goxhos, me akuzën e "korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ish- shefi i krimeve në Komisariatin nr.1, Fatos Goxho, u arrestua pak javë më parë në Tiranë, pas një hetimi të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në polici dhe Prokurorisë. Ai dyshohet se ka marrë para në këmbim të lirimit të një shtetasi, i cili u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet policore, duke qëlluar në ajër me armë në gjendje të dehur. Çështja ndaj tij do të shqyrtohet nga një trup gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Martin Deda. /Start/
2012-06-13 16:35