E Diel, 1 Nëntor 2026

Moratoriumi i skafeve, komisioni i sigurisë shqyrton nismën e PS-së

Komisioni i sigurisë shqyrton sot shfuqizimin e ligjit për moratoriumin e mjeteve motorike lundruese. Nisma për shfuqizimin e ligjit është hartuar nga deputeti i PS-së Artan Gaçi ndërsa është firmosur nga të gjithë deputetët socialistë.
 

Në propozimin e bërë nga Partia Socialiste kërkohet që të hiqet bllokimi i mjeteve lundruese në Shqiperi, duke e cilësuar si një masë të tepërt dhe dëmtuese ndaj bizneseve. Sipas relacionit të projektit të opozites, ky ligj ka bllokuar zhvillimin turistik e ekonomik të Shqipërisë.

Moratoriumi është vendosur prej gjashtë vitesh nga mazhoranca aktuale dhe ka pasur si qëllim bllokimin e trafiqeve që bëheshin me skafe drejt Italisë dhe Greqisë.
 

Moratoriumi i skafeve që nga momenti i miratimit dhe deri më sot është shoqëruar vazhdimisht me debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Opozita është shprehur vazhdimisht kundër, duke sjellë si argument kufizimin e të drejtës së lëvizjes së lirë të mjeteve të tjera motorike në ujë. Debate të shumta janë bërë, si në parlament ashtu edhe në komisionin e sigurisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›