Berisha: Administrata është përballur me vështirësi serioze dhe trysni politike

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se në këto 20 vite administrata publike ka shënuar transformime epokale. Duke folur në konferencën për reformimin e administratën publike, Berisha theksoi se administrata publike përveç përshtatjes me ndryshimet e gjithanshme të vendit ka hasur edhe vështirësi serioze.
“Në këto 20 vite administrata puiblike ka qënë faktor kryesor i të gjitha reformave të realizuara, reforma që kanë shënuar transformime epokale. Administra publike është përshtatur me një dinamizëm të madh ndryshimesh të gjithanshën të vendit. Është përballur me vështirësi serioze, me trysni politike të pamerituara, me pasoja të vendosjes të menjëhershme të statusit të nënpunësit civil. Është përballur me pamundësinë për arsye politike të ndryshimeve të domosdoshme ligjore në mënyrë që shërbimi civil që përbën shtyllën kryesore, pasurinë më të madhe të adminis shtetërore t ë mund të ridimensionohet, të konsolidohej, të mund të pësonte ndryshime të domosdoshme në përputhje me prurjet më cilësore” shtoi Berisha
vijon....