Zgjedhja e presidentit, sot Berisha takon Dulen

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule
TIRANE- Kryeministri i vendit, Sali Berisha ne vijim te takimeve negociuese per zgjedhjen e presidentit te ri te vendit takohet sot me kryetarin e PBDNJ-se, Vangjel Dule.
Mesohet se takimi mes tyre do te mbahet në orën 09:40, në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.
Në fakt takimi ishte parashikuar te zhvillohej qe dje, por per shkak te mungeses se Dules, pasi ai ka qene ne Greqi, takimi u shty. Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule është takuar më parë edhe me të vetëofruarin kandidat për president, Fatos Nano, duke i dhëhë mbështetje këtij të fundit.
Një ditë më parë negociatorët e maxhorancës, Astrit Patozi dhe Edmond Spaho u takuan me të deleguarit e Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi dhe Sajmir Tahiri.
Takimi mori një rrjedhë tjetër pasi PS paraqiti një platformë katërpikëshe për një tryezë me partitë parlamentare. Ndërsa po i afrohemi votimit të parë në parlament, më 30 maj, procesi për zgjedhjen e presidentit të ri ende nuk ka hyrë në fazën e emrave konkret.