Moratoriumi mbyll skafet ne garazhe
Sarande- Skafet e Sarandes mbyllen ne garazhe, deti prej kohesh eshte boshatisur nga mjetet me te preferuara jo vetem te pushuesve, por edhe te trafikanteve. Ndersa pronaret e tyre "qajne" fitimet dhe akuzojne shtetin se ka marre nje veprim te kundraligjshme, policia shijon rezultatet e luftes kunder trafiqeve nepermjet detit, duke argumentuar se kjo mase eshte e nevojshme ne mungese te mjeteve per patrullim. Nga vezhgimi qe beme dje gjate vijes bregdetare 84 km, nga Ftelea deri ne Borsh, ne det gjendeshin vetem anijet e peshkimit dhe disa varka me lopata, te cilat perjashtohen nga moratoriumi. Edhe Ksamili, ku gjenden shumica e skafeve per kalimin e pushuesve nga toka ne ishujt perball, perdoreshin varka me lopata. Pronaret e skafeve jane te shqetesuar dhe disa irritohen pasi ne vend te nje rruge mund te benin dhjete te tilla, ne se do te kishin ne perdorim skafet me motor. Mesohet se ne policine kufitare jane te licencuara 54 mjete detare dhe 16 anije peshkimi. Ato jane te pajisura me dokumentacion nga Ministria e Mjedisit dhe Kapiteneria e portit te Durresit.
Policia
Shefi i policise kufitare, kryekomisar Ilir Gjoci, ne pergjigje te interesimit te gazetes "Koha Jone" per statusin e skafeve, shpjegoi gjendjen e tyre, kundershtimin e pronareve dhe tentativat per te dal ne det. "Qe nga shpallja e moratoriumit, 64 skafe te konsideruara me fuqi motorike mbi kufirin qe percakton ligji, jane larguar nga deti dhe aktualisht ndodhen ne garazhe dhe kasolle. Nga pronaret e skafeve eshte bere nje deklarate se ku e ka strehuar mjetin lundrues dhe ne rast nevoje per ta zhvendosur perseri, eshte i detyruar te njoftoje komisariatin e policise kufitare", thote kryekomisari. Mjetet jane te targuara dhe per to ka nje regjister te sakte te llojit, numrit, fuqise dhe vete pronarit qe e zoteron kete skaf. "Nga individe te ndryshem, here pas here ka interesim per nxjerrjen e skafeve ne det, por asnjehere nuk ka ndodhur ta bejne nje gje te tille, pasi eshte kundershtuar nga ana jone", u shpreh Gjoci. Per te mbikeqyrur hapesiren detare, ne dispozicion te policise kufitare jane dy mjete te pajisura, te cilat patrullojne gjate gjithe kohes. Motovedetat kontrollojne gjate dites, por edhe naten, vecanerisht kur ka sinjale nga radaret e vendosur ne pika dominuese. Bilanci i moratoriumit te skafeve ka bere qe ne det te duken vetem varka te vogla dhe shume pak anije. Detin me se shumti e vizitojne anije mallrash, te cilat vijne per pak ore. Sipas Gjocaj, "nje mase e tille, ne kushtet kur edhe mjetet e kufirit ende jane jo shume eficente, ka bere qe fluksi i levizjes dhe tentativave per te kaluar ngushticen me klandestine dhe droge, te jete minimizuar". Vetem ne nje rast para disa muajsh eshte arritur te evidentohet dhe me pas te kapet nga policia e kufirit nje skaf 5 metra i gjate ne bordin e te cilit ndodheshin mbi 300 kg kanabis sativa.
Te huajt
Jo rralle ne hapesirat detare, policia e kufirit ka ndeshur edhe skafe te fuqishme te ardhura nga portet e shteteve fqinje. Dite me pare, nje skaf me dy shtetas gjermane ne bord, ka mberritur deri ne ishujt e Ksamilit. Eshte ankoruar ne ishull dhe turistet kane shfrytezuar motin e ngrohte per te bere plazh. Vec rasteve ku skafet vijne per nje shetitje dhe s'ka asnje pasoje, ka edhe mjete te medha lundrimi me familje, qe pushojne ne ishullin e Korfuzit e vijne per vizite ne Sarande apo Karaburun.
Flet Luan Abazi, pronar i nje skafi
"Njelloj si ne diktature, le te ndalohen edhe makinat"
Te ndjeshem per humbjen e skafeve dhe ndryshkjen e tyre ne garazhe, shume prej pronareve te skafeve e konsiderojne moratoriumin si privim te te drejtes se prones dhe kufizim te lirive te njeriut. Disa prej tyre thone se kjo eshte e ngjashme me kohen e diktatures, kur daljet ne det ishin nje sakrilegj nga i cili ndeshkoheshe. Por edhe sot, sipas tyre ndodh e njejta gje. "Eshte pa vend qe ne jemi pronare skafesh dhe nuk kemi asnje te drejte te vozisim ne det. Eshte nje shtrengim i padrejte, pasi ne i perdorim vetem per turizem dhe jo per trafiqe", thote Luan Abazi, nga Vrinia. Sipas tij kjo eshte nje mase drastike qe demton si ate qe ka nje mjet detar per qellime turizmi, edhe ate qe eshte keqberes. "Shteti te marre masa dhe te vecoje ate qe eshte trafikant nga ai qe eshte i ndershem", vijon Abazi per gazeten "KJ". Ai disponon nje skaf dhe tregon se asnjehere nuk e ka kaluar kufirin. Por ai eshte sot i privuar nga pasioni per detin dhe se skafi po i kalbet dhe beson se asnjehere nuk do te dal me ne det. "Ne se shkohet me logjiken e privimit dhe heqjes se te drejtes se vozitjes me skaf apo mjete te tjera detare, atehere shteti le te beje nje moratorium edhe me automjetet, se edhe ato perdoren per transport droge dhe klandestinesh", perfundon Abazi. Edhe per shume pronare te tjere, moratoriumi i skafeve eshte i imponuar.
E vetmja zone ku here pas here qarkullonin skafe te vegjel ne det te hapur per te shetitur pushuesit e shumte qe donin te shijonin bukurite e bregdetit Jon. Por dje ne kete zone nuk u pa asnje i tille, por vetem varka te vogla dhe motoret e ujit, ndersa mendohet se ka ndikuar deklarata per shtyrjen e moratoriumit.
Nishani: Te vazhdoje Moratoriumi
Ministri i Brendshem Bujar Nishani deklaroi dy dite me pare gjate nje konference per shtyp per analizen shtate mujore te dikasterit qe drejton, se moratoriumi i skafeve perfundon ne muajin tetor te ketij viti. "Por eshte e nevojshme qe te kete nje kohezgjatje te afatit per shkak se nuk disponohen mjetet e domosdoshme per te parandaluar trafikun e klandestineve e droges nga deti", tha ministri. Sipas tij moratoriumi ka ndikuar ne uljen e shifrave te trafiqeve.
Ka me shume se tre dite qe ne tre pikat e kalimit kufitar, ne Rips, Qafe Bote, Porti Detar, ka filluar kthimi i emigranteve ne vendet e punes drejt Greqise e Italise. Dje, vetem ne Qafe Bote kane lene Shqiperine me shume se 1500 emigrante dhe 500 makina. Gjate ketij sezoni ne Sarande kane hyre rreth 10 mije emigrante me shume.