E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Te jepet drejtesi, ndryshe vetegjyqesi”

Harrilla Toska, babai i dy vellezerve, i pikelluar nga vdekja e djalit te madh, Flogertit, por edhe plagosja e Xhulianit, ka pohuar per gazeten “KJ” diten e djeshme se “shteti duhet te vere drejtesi, pasi shkoi e me vrau dy djemte qe kisha”. Por ai shkon edhe me tej ne rast te neglizhences se drejtesise shqiptare. “Nese shteti nuk e denon me vendim kapital, do te jem une qe do te vendos drejtesi. Do ta kap e do ti pres mishin me gershere e do t’ia mbush me kripe. Nuk i kisha faj, as une dhe as djemte e mi. Askush s’i ka rene me qafe horrit te fshatit”, thote ai i irrituar. Per te dyshuarin Arben Dhano ai shprehet se asnjehere nuk i kishin rene me qafe apo ta kishin bezdisur dhe kjo qe ai beri ka qene e pafalshme.

Ngushellimet

Banesa e familjes Toska ka qene e hapur mengjesin e djeshem. Ne te hynin e dilnin te aferm, miq e dashamires te familjes, pasi kishin mesuar per ngjarjen e rende. Babi i viktimes, Harrilla, ka pohuar se gjashte muaj me pare djemte kishin debatuar me autorin e ngjarjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›