Emri mes familjes Shaska dhe Ismail Bej Vlores
Gjergji Shaska*
Nuk doja te bëhesha pjese e debatit mbi propozimin per ndryshimin e emrit te Universitetit "Ismail Qemali", per vete faktin se si vellai i Tanushit mendimet e mia nuk do te ndihmonin ne kete diskutim. Por ky debat mori permasat e nje fryrjeje, jashte çdo norme morale dhe qytetare. Debati degjeneroi deri ne ate pike, sa te ashtuquajturit "patriotë" do te nxitonin te thoshin nje mije e nje te zeza per familjen tone, duke na deklaruar dhe tradhtarë apo te shitur te serbit, grekut, fashizmit, nazizmit dhe sa e sa te tjera. Shpresoj dhe dua te besoj se shume prej tyre e panë si nje rast te mire per te shkruar neper gazeta dhe nje pjese tjeter jane ata qe rrojne akoma me nostalgjinë e luftes se klasave.
Disa persona te tjere te lidhur me abuzime financiare ne universitet do te trillonin lloj-lloj prapaskenash, jo vetem per Tanushin por per të gjithe familjen tone. Intrigat e tyre ishin te çdo forme si: eshte apo jo Ismail Qemali akademik, tradhtia e familjes Shaska, apo lloj-lloj makinacionesh te tilla. Keta persona, qytetaret e Vlores i njohin mire, per menyren korruptive te drejtimit te universitetit ne te kaluaren. Vetem dy jave para se keta dy apo tre intrigantë te krijonin kete tymnaje, universiteti deklaroi se do te mbyllte te gjitha bizneset brenda godines. Ketu zemerimi i tyre arriti kulmin dhe rasti doli shume shpejt. Ata arriten te mashtrojne gjithe shqiptaret jashtë Vlore, por jo qytetaret e Vlores te cilet i njohin mire, si keta persona ashtu dhe familjen tone dhe ate se çfare po ndodh sot ne universitetin e Vlores.
A e dine shqiptaret se klubi i vellait te ish-rektorit Bilal Shkurtaj paguante 15 mijë leke te reja ne muaj per nje ambient mjaft te madh ne ambientet e universitetite Ky klub i cili servirte qe nga rakia dhe konjaku dhe deri te qoftet e sanduiçët, ishte i vendosur ne katin e dyte, ne nje klase ngjitur me zyren e zëvendësrektorit, dekanëve dhe sallen e madhe te leksioneve. Ky klub kryente funksionin e tij privat ne universitet prej tete vitesh dhe qytetarët e Vlores e dinë mirë kete. Ju e bëni vetë vlerësimin pse ish-rektori u çorr me te madhe se sa i dhimbset universiteti, kur nje klase te tij ia jep te vellait per klub dhe studentet nuk bejne mesim se s'kane klasa.
Lexoni kete "patriot" te madh si e fillon shkrimin e tij ne një të përditshme (nga Av.Dr. Bashkim Nikolla): "Thamë se rektori i ardhur nga Amerika, do të sillte frymën e tij të demokracisë, të zhvillimit, të vlerave dhe do t'i jepte hov cilësor universitetit që mban emrin e madh, të burrit të ndritur Ismail Qemali. Po jo nuk qe e thënë, sa morët detyrën e Rektorit u deamerikanizuat dhe e filluat luftën atje ku e kishte lënë gjyshi yt, ndaj Ismail Qemalit, i cili për tu shërbyer qarqeve antishqiptare i veshi një qeni flamurin kuq e zi që ngriti Ismail Qemali, dhe e lëshoi rrugëve të qytetit të Vlorës".
Ky korb i zi do te shkruante dhe shumë artikuj te tjere tek e njëjta gazete, ku duket hapur qellimi i tij per ta lene kete vend ne erresire dhe padije. Debati degjeneroi dhe me tej duke thene se gjoja familja Shaska paska inate me familjen Vlora, nderkohe qe miqesia e familjeve tona eshte shume e vjeter. Ështe pikerisht kjo miqesi dhe veçanerisht Ismail Bej Vlora te cilit une dhe dy vellezerit e mi i detyrohemi. Do te ishte pikerisht Ismail Bej Vlora i cili do te ndryshonte rrjedhën e familjes sone dhe ne sot te tre vellezer jemi te diplomuar ne universitetet Amerikane.
Ne vitin 1913, ne nje darke familjare ne shtepine tone ne fshatin Kocul, Ismail Bej Vlora do t'i drejtohej stergjyshit tone duke i kerkuar nje prej djemve te familjes Shaska. Stergjyshi pa u menduar dy here i thote: "Te qofte hallall Ismail Bej". Ai i drejtohet perseri dhe i thote se une dua ate me te voglin. Stergjyshi disi i habitur i thote: "Hallall e paç". Duke qenë se gjyshi jone, Xhelal Shaska, ishte me i riu prej djemve, ne moshen 14-vjeçare do te largohej nga shtepia per te studiuar ne Itali. Per disa dite ka qëndruar ne Vlore ne familjen Vlora, ku njeriu i caktuar nga Ismail Beu do te kujdesej per veshjen e tij sipas menyres perendimore dhe do te ishte ky person i cili do ta shoqeronte dhe sistemonte ne nje kolegj ne Itali.
Me vone kjo miqesi do te forcohej dhe me shume, Xhelal Shaska dhe djali i vogel i Ismail Beut, Qamil Vlora, do te kishin marredhenie shoqerore shume te ngushta ndermjet tyre. U desh kjo turbullire qe dhe brezi jone te krijonte lidhje ashtu si dhe gjysherit dhe stergjysherit tane. I biri i Qamilit do të thoshte se nje prej miqve me te ngushte qe ka pasur babai, ka qene Xhelal Shaska. Miqesia e tyre nuk vinte vetem si rrjedhojë e miqesise familjare, por dhe si rrjedhoje e datelindjeve te tyre te aferta dhe profesionit. Miqesia e tyre vazhdoi gjate gjithe kohes se rinise, por dhe me vone kur ata punonin si diplomatë karriere dhe puna i lidhte gjate gjithe kohes. Kur Qamil Vlora ishte zevendesdrejtor administrativ ne Ministrinë e Punëve të Jashtme, Xhelali ishte sekretar ne drejtorine administrative. Vetem burgu i regjimit komunist e perfundoi miqesinë e tyre, per t'i ndare perjete. Qamili do te arrestohej ne vitin 1945 me arsyen se mbante si relike revolverin e te atit, Ismail Bej Vlores. Si rezultat i nje semundjeje te rende te marre ne burg, ai do te ndahej nga jeta vetem pak kohe pasi doli nga burgu. Ndersa Xhelal Shaska do te arrestohej disa muaj me vone arrestimit te Qamilit, ne 22 shkurt te vitit 1946, me grupin e deputeteve. Ky ishte dhe fundi i nje miqesie te gjate shoqerore dhe familjare. Por, ata te cilet i ndane per se gjalli, jane turrur si bisha te terbuar per t'i ndare dhe ne ate jete, duke trilluar lloj-lloj intrigash se familjet tona paskan konflikte ndermjet tyre. Ju kriminelë te ndyre qe s'u ngopet as me jetet e tyre, lëruani shpirterat te qete.
Biografia e tyre jepet ne librin e Prof. Dr. Uran Asllani, "Diplomacia dhe Diplomatet Shqiptare 1912 - 1944)". Ne kete liber biografine e Qamil Vlores do ta gjeni ne faqen 353 dhe biografine e Xhelal Shaskes ne faqen 334. Me poshte po jap pa komente biografine e Xhelal Shaskes sipas ketij libri (arkivi dhe titujt e tij si dhe materiali me i zgjeruar gjenden ne kete liber).
Dr. Xhelal Shaska, Diplomat i karrieres i nivelit te dyte. Lindi ne Kocul, ne familjen e atdhetarit Ferhat (Hate) Shaska dhe te Sherifese, ne vitin 1899. Shkollen ryzhdije e mbaroi ne Vlore dhe ne vitin 1914 u dergua ne Itali, per te perfunduar liceun. Keto studime i kreu ne Institutin Kolegj te Avellinos. Studimet universitare i kreu ne Universitetin "Cesare Alfieri" te Firences, ne degen e shkencave Shoqerore dhe ne qershor 1921, mori graden e doktorit te shkencave (i pari ne rrethin e Vlores).
Ne sherbimin diplomatik shqiptar e nisi punen qe nga 20 tetori i vitit 1930 si atashe prane drejtorise politike, ku sherbeu deri ne qershor te vitit 1932. Me 6 qershor te vitit 1932 u dekretua sekretar i konsullates shqiptare te Manastirit, ku qëndroi dy vite deri ne shtator te vitit 1934. Me pas nga shtatori i vitit 1934, ai u kthye ne dikaster ku e emerojne sekretar ne drejtorine administrative-konsullore ku sherbeu mbi tre vjet. Ne vjeshten e vitit 1936, Xh. Shaska zevendeson per pak kohe kryellogaritarin e dikasterit Xh. Belegun.
Nga 5 qershori 1937 me dekretin mbreteror N-89, Dr. Xhelal Shaska u emerua sekretar i kryekonsullates se Barit, ku titullar ishte Maliq Libohova. Me 17 qershor 1937, vetem 12 dite pas emerimit sekretar i kryekonsullates se Barit, Xh. Shaska u gradua nga sekretar i rangut te eee-te ne ate te rangut te ee-te. Ne mungese te titullarit, ne veren e vitit 1938, Dr. Xhelal Shaska sherbeu si gjerant i kryekonsullates se Barit, kur si sekretar ishte Dr. Mikel Çoba. Me ate detyre vazhdoi deri ne fillim te prillit te vitit 1939, kur dha doreheqjen per qendrimet e deklaruara anti-italiane dhe u kthye ne Shqiperi, per tu vendosur fillimisht ne fshatin e lindjes ne Kocul. Me gjithe propozimet nga personalitete te shquara politike, si Qazim Koculi etj., Xhelal Shaska nuk pranoi te merrte pjese ne asnje formacion politik te kohes.
Ne 22 shkurt te vitit 1946 e arrestuan dhe mbas tete muaj hetuesi te papershkrueshme, me 30 tetor 1946 u denua me grupin e deputeteve te Sami Qeribashit, me 15 vite burg. Shumicen e viteve te burgut i kaloi ne Burgun e Burrelit, prej nga u lirua ne 25 Nentor te vitit 1959. Vitet e mbetura i kalon pran familjes deri sa ndahet nga jeta ne janar te vitit 1975.
(*) Inxhinier elektronik, Miçigan/SHBA
Shënim: Opinionet e publikuara në faqet e Forumit nuk paraqesin domosdoshmërisht vijën editoriale të gazetës "Koha Jonë"