Kandidati per dhender mbyt “kunatin”
Fier- Kandidati per dhender mbyt nje 22 vjecar dhe plagos me kacavide vellane e tij pasi iu refuzua kerkesa per doren e motres se viktimave. Konflikti i nisur gjashte muaj me pare ne fshatin Pish Poro te komunes Bishan te Fierit, perfundon ne menyren me tragjike. Diten e djeshme ne familjen Toska, mbizoteronte kuja dhe vaji i grave qe qanin 22 vjecarin Flogert Toska, kurse burrat e shtepise te mbledhur ne nje dhome te vecante, prisnin njerezit per ngushellime. Ne te njejten kohe ne spitalin e Fierit mjeket perpiqeshin per te mbajtur ne jete 17-vjecarin Xhulian Toska, vellai i viktimes, kurse agjentet e komisariatit Fier organizonin aksionin per arrestimin e te dyshuarit Arben Dhamo, 30-vjec, i proceduar dy here me pare per droge e tentative vrasje, banues po ne fshatin Pish Poro. Dje i eshte dhene dhe lamtumira e fundit Flogertit 22 vjecar, kurse babai i tij, Harrilla, kerkoi nepermjet gazetes “KJ” nga shteti qe te vihej drejtesi, ndryshe ai do te bente vetegjyqesi. Dje ne mesdite autori eshte arrestuar ne pyllin e zones pas rrethimit nga policia dhe eshte dorezuar pa bere asnje rezistence.
Ngjarja
Familja Toska kishte ne pronesi nje lokal me qira ne fshatin Pish Poro. Aty sherbenin per gezime e festa te ndryshme. Motra e tyre e vogel, Ada, i kishte rene ne sy 30 vjecarit Arben Dhano. Prej nje viti ai kerkonte doren e saj tek familja, por kerkesa ishte refuzuar. Dhani kishte qene i proceduar nje here per kultivim te droges. Refuzimi eshte kthyer ne nje konflikt mes te riut dhe pjesetareve te familjes Toska. Pak muaj me pare, pikerisht ne fillim te ketij viti, 30-vjecari kishte tentuar te vriste dajen e vellezerve Toska, por pas denoncimit ishte proceduar penalisht. Dy vellezerit kishin paralajmeruar me pas Dhanon qe te mos e ngacmonte me motren e tyre te vogel per asnje arsye. Konflikti ka arritur kulmin oret e vona te mbremjes se marte, ndersa dy vellezerit kishin shkuar ne dasmen e nje te afermi ne fshat. Arben Dhano, se bashku me disa shoke, i kishin kerkuar per sqarim. Ne fillim sipas deshmitareve, mesohet se ka dale djali i madh, Flogerti. Arbeni e kishte terhequr larg lokalit, duke e mbytur me litar. Ne keto momente kishte shkuar edhe vellai i vogel, Xhuliani. Sapo ka pare Flogertin te shtrire pertoke, ai eshte versulur drejt Arbenit. Ky i fundit e ka goditur me kacavide ne qafe, duke e lene te plagosur rende. Kane qene disa djem te fshatit qe njoftuan familjaret e dy vellezerve rreth ores 23:00 te mbremjes djeshme.
Hetimet
Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes brenda pak minutave duke marre te gjitha deklarimet paraprake. Te dy te demtuarit jane nisur drejt spitalit te Fierit ne mesnate, po per Flogertin perpjekja ka qene e kote. Kurse 17 vjecari i plagosur ndodhet ende ne spital, duke marre ndihmen mjekesore. Uniformat blu kane kryer kontrolle ne banesat e te dyshuarit dhe te afermve te tij. Deshmite e disa te rinjve kane zbuluar se Arben Dhano ishte autori i krimit, kurse jane shoqeruar disa shoke te tij qe e shoqeronin pergjate ngjarjes. Dyshimi i pare ka qene se Dhano ishte arratisur pergjate grykederdhjes se Vjoses, ne pyllin e dendur. Aty kane organizuar disa kontrolle, derisa e kane lokalizuar duke bere rrethimin e zones. Rreth ores 11:00 te dites se djeshme 30-vjecari eshte dorezuar pas thirrjeve te agjenteve pa bere asnje rezistence. Menjehere ai eshte prangosur duke u futur ne nje fuoristrade te policise. Rreth ores 12:00 i dyshuari eshte zbritur para komisariatit Fier dhe eshte izoluar ne qelite e paraburgimit, ku dhe eshte marre ne pyetje. Ai ka pranuar se ka pasur konflikt me dy vellezerit, ndersa shkak i ngjarjes ka qene ngacmimi i motres se dy viktimave dhe refuzimi i dores se vajzes per martese. Policia tha se dy palet kane pasur perplasje te tjera para nates se krimit.
Dhano, i arrestuar dy here
Burime policore thane se Arben Dhano, bashkefshatar me dy vellezerit Toska, ka qene nje here i denuar per kultivim te bimeve narkotike. Por ai eshte proceduar edhe nje here tjeter per vrasje te mbetur ne tentative. Disa muaj me pare, Dhano tentoi qe te vriste dajen e vellezerve Toska. Shkaku ka qene se 30-vjecari kerkoi tek Harrilla Toska doren e vajzes se tij te vogel, Ades, por ata nuk kishin pranuar qe ajo te martohej me Arben Dhanon.
Per kapjen e autorit te ngjarjes drejtoria e policise Fier tha se mobilizoi 250 forca. Arrestimi i te dyshuarit eshte bere buze grykederdhjes se lumit Vjose, mes pyllit me pisha, ku 30 vjecari tentonte qe te arratisej dhe te largohej jashte vendit. Pasi eshte rrethuar, ai eshte dorezuar.
Xhemil Beharaj