E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratti: E prisja kete Inter

Massimo Moratti ndihet mjaft i entuziazmuar pas pokerit te golave qe Interi i shenoi Romes ne ndeshjen e djeshme.

Massimo Moratti ndihet mjaft i entuziazmuar pas pokerit te golave qe Interi i shenoi Romes ne ndeshjen e djeshme. “Skuadra u shpreh ne menyren me te mire dhe kjo do te thote se kemi evoluar ne loje. Kisha ndjesine se lojtaret ishin te qete dhe me pas arriten me lehtesi te madhe tek goli”, theksoi pronari zikalter, sipas te cilit, Mourinho po i jep nje fytyre te vertete kesaj skuadre.

Me tej, ai ka shtuar se fitorja e djeshme eshte me shume nje merite e Interit, por nenvizoi faktin se edhe Roma eshte nje skuader e forte dhe e organizuar.

“Ne do kerkojme te vazhdojme rrugetimin. Eshte nje permiresim qe e prisja, por kampionati eshte shume i gjate por gjate rruges kemi edhe Champions League. Pervec Ibres, une mendoj se edhe Maicon eshte per Topin e Arte”, pohoi presidenti zikalter per lojtaret e tij.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›