E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avionet, nje dite ne kullen e vrojtimit

Nga kulla e vrojtimit u jepet leja avioneve per t’u ulur ose jo ne pisten e aeroportit te vetem shqiptar “Nene Tereza”. 5 milje ne hapesire, para se t’i afrohen aeroportit, pilotet komunikojne me kullen per te marre informacion mbi shpejtesine e eres dhe te dhena te tjera.

Por po kaq e rendesishme eshte kjo kulle ne rastet emergjente, kur avionet duhet te bejne ulje te detyruara ne rast zjarri, mungese karburanti apo nderhyrje te jashteligjshme, sic i quajne ata, pengmarrjet.

“Ne rastin kur nje avion ka nje emergjence, njofton qendren me te cilen eshte ne kontakt dhe menjehere njofton per kete ngjarje dhe kerkon ndihme sipas nevojave perkatese”, tregon Andi Gjerko, kontrollor ne kullen e vrojtimit.

Nje kontroll i detajuar i behet te gjithe hapesires ajrore shqiptare, e cila perfshin 36 mije kilometra katrore, nepermjet radareve, duke rregulluar trafikun ajror ne baze te distancave qe duhet te mbajne avionet me njeri-tjetrin, si vertikalisht ashtu dhe horizontalisht.

Kontrolloret informohen per cdo nisje apo ulje avionesh. Ne hapesiren ajrore shqiptare kalojne cdo dite rreth 500 avione, nderkohe qe ne aeroportin “Nene Tereza” ulen dhe ngrihen mesatarisht 70. Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror garanton cdo levizje ne hapesiren shqiptare.

Sot eshte dita nderkombetare e kontrolloreve te trafikut ajror dhe ne kete dite, pervecse autoritetet lejuan kamerat te ngjiten edhe ne kullen e vrojtimit, 40 kontrollore kane dhuruar gjak duke iu ardhur ne ndihme shtresave ne nevoje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›