E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xavi Mourinhos: "Nuk përfundon këtu"

www.albania-sport.com - “Ti i referohesh Ovrebos?”. Në këtë pikë vullkani final i Inter-Barcelona shpërtheu në tunelet e San Siro. Mourinho replikoi me Xavi dhe shpjegoi: “Pashë lojtarët e Barcelonës të zëmëruar me arbitrin. U them se e kanë memorien shumë të shkurtër: nuk mund ta harrojnë kur lojtarët e mi te Chelsea qanin për arbitrimin e Ovrebos, pikërisht në ndeshjen kundër Barcelonës”.

Çfarë ndodhi? Xavi kishte kritikuar Mou se ishte e lehtë të fitonte me një arbitër bashkëkombës të tij: Benquerença është portugez ashtu si trajneri i Inter.

“Unë dhe Xavi nuk mund të grindemi, pasi e adhuroj prej 15 vjetësh. Pastaj është normale të thënë gjëra të tilla në këto momente tensioni”, - mbylli çështjen tekniku. Guardiola nuk dëshiron ta zgjasë më tej. “Arbitri? Këtë diskutim ju a lë juve”.

Mou përkundrazi mendon për ndeshjen e kthimit. E di se nuk do të jetë e lehtë: “Mundësitë e kalimit qëndrojnë nag 50 deri 100. Camp Nou për ta është një gjë më shumë”. Guardiola konfirmoi: “Ndeshja e kthimit? Nëntëdhjetë minuta në Barcelona janë shumë të gjata”.

I superkënaqur Moratti, që në natën e festës zikaltër lëshon edhe një shigjetë kundër Juventus. Më pas për Barcelonën: “Kishin thënë se do të na çanin më dysh, por në të vërtetë ndodhi e kundërta. Dhe mund të shënonim më shumë”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 21 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›