Faruk Sejdini: Kjo Dinamo po na turpëron të gjithëve

/* */
Me buzët që i dridheshin dhe një fytyrë krejtësiht të zbehtë, trajneri i Dinamos, Faruk Sejdini, pranoi se ishte duke menduar seriozisht dorëheqjen pas humbjes 2-0 me Kamzën, e pesta në shtatë javë. Blutë ndodhen në fund të renditjes, me -1 pikë, kjo pasi FIFA u ka hequr 3 pikë bluve, për shkak të mospagimit të lojtarit kroat Dario Bodrusiç.
Trajneri legjendar i bluve, i cili ka shpenzuar mbi 45 vjet të jetës së tij në klubin blu, nga viti 1966, e shqetëson shumë situata që po kalon Dinamo, 18 herë kampione e Shqipërisë dhe 13 herë fituese e Kupës. “Nuk dëshiroj që, kur kjo Dinamo të dalë nga kategoria, unë të jem pjesëtar i saj”, - tha Sejdini për “Telegraf”, i cili në rolin e trajnerit, ka fituar titullin në sezonin 2001-2002 me Dinamon. Asnjë fitore në shtatë ndeshje, vetëm një gol i realizuar, e kanë detyruar veteranin e bankinave të mendojë për largimin e tij nga bankina.
Sejdini, me Kamzën humbja e radhës dhe tepër e rëndë. Ç’po ndodh me këtë Dinamo?
Më duhet ta pranoj se është e vertetë, që kjo humbje vjen në një moment shumë të trishtuar për ne. Erdhi në një stadium si “Qemal Stafa”, ku nuk kishte asnjë trusni. Nuk kam justifikim më, për aq sa dhanë djemtë në fushë.
Pamë një Dinamo jo shumë entuziaste në fushë?
Ky ekip nuk mban dhe kur i mungojnë dhe dy lojtarë titullarë, si Kuli dhe Deliallisi, kjo do të thotë shumë. Pjesa tjetër e skuadrës u përpoq të jepte maksimumin.
Çfarë i mungon këtij ekipi?
I duhet një mesfushor i fuqishëm, që t’i japë frymëmarrje lojës si dhe një sulmues, që të provokojë gjithmonë në sulm dhe të jetë i aftë të shënojë. Në këto shtatë ndeshje të para, kemi shënuar vetëm një gol.
Humbja e pestë në shtatë javë...
Është një ndeshje që më ka delizionuar në mënyrë të tillë, që më bën të shoh edhe qendrimin tim, pasi nuk më vjen më mirë, që të më ngelë në dorë kjo Dinamo. Nuk dëshiroj që, kur kjo Dinamo të dalë nga kategoria, unë të jem pjesëtar i saj. Sigurisht që, secili ka gabimet e veta. Duke marrë parasysh se në historinë time sportive kam shumë kampionate dhe shumë kupa, nuk dua që të ngelet se doli Dinamo, duke më pasur në bankinë.
Po mendoni dorëheqjen?
Të them të drejtën, po e mendoj shumë seriozisht. Nuk dua të nxitohem për momentin, pasi është dhe nervozizmi pas ndeshjes, por do ta shoh.
45 vjet blu
Faruk Sejdini ka një eksperiencë 14 vjeçare me Dinamon si lojtar dhe 30 vjeçare si trajner më disa skuadra. Si lojtar ka fituar pesë tituj kampionë (1966-1967, 1972-1973, 1974-1975, 1975-1976 dhe 1976-1977) si dhe tri Kupa të Shqipërisë (1971, 1974, 1978). Si trajner ka fituar titullin në sezonin 2001-2002.
2 pikë
Gjatë shtatë ndeshjeve të para, Dinamo ka grumbulluar vetëm dy pikë: barazoi 0-0 më Skënderbeun dhe Shkumbinin. Humbi me Apoloninë (2-0), Tomorin (2-1), Pogradecin (1-0), Laçin (1-0) dhe dje me Kamzën (2-0). Dinamo ka shënuar vetëm një gol në shtatë javë, pikërisht nga Besmir Arifaj kundër Tomorit.
1 gol
Shifrat e Dinamos së Faruk Sejdinit janë të frikshme: 7 ndeshje, 0 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Blutë janë e vetmja nga 14 skuadrat e këtij edicioni, që nuk kanë regjistruar fitore. Kriza është e thellë edhe në vijën e parë: vetëm 1 gol në 630 minuta, dhe 8 të pësuar. Një gol i realizuar nga Besmir Arifaj në humbjen 2-1 me Tomorin
NDESHJET E DINAMOS
Java 1 Apolonia-Dinamo 2-0
Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-0
Java 3 Tomori-Dinamo 2-1
Java 4 Pogradeci-Dinamo 1-0
Java 5 Dinamo-Shkumbini 0-0
Java 6 Laçi-Dinamo 1-0
Java 7 Dinamo-Kamza 0-0
Bilanci: 7 ndeshje, 0 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje