Buffon: Juve mund ta fitojë titullin

Gardiani i Juventusit, Gianluigi Buffon, mendon se titulli i kampionit të Italisë është i mundshëm për Zonjën e Vjetër, nëse lojtarët vazhdojnë me këtë përkushtim për fitore.
Bardhezinjtë gjenden në krye të tabelës së Serie A, ndërsa të shtunën e mposhtën Interin në Giuseppe Meazza në kuadër të Derby d`Italia.
“Nëse e mbajmë lart këtë agresivitet edhe në pjesën tjetër të sezonit, atëherë do ta fitojmë Ligën. Nëse jo, atëherë do të kthehemi ku ishim (vitin e kaluar)”.
“Të shtunën treguam personalitet dhe ritëm. Unë e dija se nuk do të jem në skuadrën që do të humbasë”, ka deklaruar Gigi për Mediaset.