E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjoka, në qiellin e shtatë: Kamza ime, si zonjë e madhe

/* */

Trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka, u shpreh i lumtur pas fitores me Dinamon (2-0), e treta në shtatë javë për debutuesit e Kategorisë Superiore. Për kamzalinjtë ky ishte suksesi i tretë radhazi, çka tregon dhe një rritje të skuadrës së vogël të kryeqytetit. “Kemi një ekip me një bosht shumë të mirë dhe me eksperiencë”, - tha Gjoka për gazetën “Telegraf”.

Ernest Gjoka, një fitore e bukur me Dinamon. Cili është vlerësimi juaj?
Një fitore bukur, të cilën unë do ta konsideroja njëherësh edhe të vështirë. Pavarësisht se Dinamo ka problemet e veta, ne kemi qenë të shqetësuar gjatë gjithë javës për të arritur këtë fitore.

Sa e lehtë ishte kjo fitore, nisur edhe nga momenti që po kalon kundërshtari?
Nëse do ta shihni me kujdes, fillimi i ndeshjes ishte pak i stresuar nga ana jonë, derisa u çliruam me golat. Morrëm një trepikësh shumë të vlefshëm, pasi luajtëm kundër Dinamos në transfertë. Tani jemi më të qetë për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës.

Edhe pse ishit në avantazh, lojtarëve tuaj nuk u mungoi nervozizmi në fushë, duke parë dhe kartonët që morën, përfshirë dhe të kuqen e Belçevit.
Mendoj se nuk ishte vetëm loja e futbollistëve, por edhe pak nxitimi i arbitrit të ndeshjes. Ndëshkimi me kartonë është problem për ne.

Gjoka, sa larg mund të shkojë kjo Kamzë?
Objektivi ynë është i qartë, të jemi pjesë e Kategorisë Superiore dhe të mos e rrezikojmë praninë tonë.

Fitorja e dytë rradhazi pas asaj me Tomorin dhe suksesi i tretë në vazhdimësi, duke përfshirë dhe barazimin me Skënderbeun në Korçë. A e ka ndërtuar skuadra tashmë profilin e saj?
Është e rëndësishmë të fitosh ndaj rivalëve direkt në kampionat. Sigurisht që është një tregues i mirë, por unë mendoj se po bëjëm vetëm detyrën, atë që na takon. Sigurisht, që skuadra e ka një profil të sajin. Kemi strategjinë tonë. Çdo ndeshje ekipi është në rritje. Duke zbatuar edhe atë filozofi loje që kemi ne, të realizojmë objektivin minimal.

Kamza ka në përbërje disa lojtarë më përvojë, si Ishka, Beqiri, Ziambo, Pema, Ndreka...
Kemi një ekip me një bosht shumë të mirë dhe me eksperiencë, duke futur edhe Hallaçin, por dhe Belçev.

Shkumbini është kundërshtari i radhës. Si e vlerëzoni takimin?
Shkumbini është një skuadër me traditë në futbollin shqiptar. Një skuadër që nuk dorëzohet lehtë. Pavarësisht, se kundër peqinasve do të kemi dy mungesa titullarësh, si Beqiri dhe Belçev, ne do të mundohemi ta godasim atje ku ata janë më të fortë.

Jeni mundur me rezultate të ngushta në transfertë. Kjo Kamzë nuk funksionin vetëm në shtëpi, apo jo?
Përveç ndeshjes me Apoloninë, ku nuk shfaqëm më të mirën tonë, kundër  ekipeve të tjera besoj se kemi bërë paraqitje të mira, kujtoj këtu ndeshjet me Flamurtarin dhe Bylisin. Me ballshiotët humbëm për faktorë të tjerë, jo sportivë, ndërsa me Skënderbeun edhe mund ta kishim fituar ndeshjen. Deri në fund të fazës së parë, ne synojmë sa më pak humbje. Një skuadër si Kamza duhet të jetë gjithmonë me këmbë në tokë dhe mendje në kokë.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA E 7-të

Të shtunën
Vllaznia-Pogradeci     1-0
Shënues: Sukaj 56’

Të dielën
Apolonia-Tirana 1-2
Shënues: Gërxho 10’/ Naçi 41 (autg), Pisha 89’

Tomori-Teuta 0-2
Shënues: Hyshmeri 43’, Veliaj 85’

Dinamo-Kamza 0-2
Shënues: Ziambo 13’, 45’

Shkumbini-Laçi 1-1
Shënues: Dervishi 30’/ Shazivari 20’

Sot
Bylis-Flamurtari        14:00
Skënderbeu-Kastrioti    17:00

RENDITJA

1     Tirana             7     +6     16
2     Teuta                7     +4     16
3     Kastrioti             6     +5     12
4     Flamurtari            6     +3     12
5     Laçi                 7     +1     12
6     Vllaznia            7     +2     10
7     Kamza             7     +1     10
8     Shkumbini            7     +1     9
9     Bylis                6     +1     7
10     Skënderbeu            6     +1     7
11     Apolonia            7     -3     7
12     Pogradeci             7     -7     7
13     Tomori             7     -8     4
14     Dinamo             7     -7     -1

Golashënuesit
8 gola: Dervishi (Shkumbini, 4p)

6 gola: Bala (Tirana),  Inkango (Kastrioti, 1p), Sukaj (Vllaznia)

5 gola: Dimo (Bylis, 2p);

3 gola: Emurllahu (Laçi); Rama (Apolonia), Hysa (Flamurtari)

2 gola: Gërxho (Apolonia); Uashington (Bylis), Abazaj (Bylis), Pema (Kamza), Ziambo (Ziambo), Veliu (Flamurtari), Plaku (Kastrioti), Turdiu (Kastrioti, 1p), Trajkoviç (Laçi,2 p), Shkëmbi (Skënderbeu, 1p), Hyshmeri (Teuta), G.Lika (Tirana), Morina (Tirana); Bakiu (Tomori), Vajushi (Vllaznia),

1 gol: Koreshi (Bylis), Gega (Bylis), Arifaj (Dinamo); Begaj (Flamurtari), Rajoviç (Flamurtari), Progni (Flamurtari); Mici (Kamza), Ndreka (Kamza), Ziambo (Kamza); Muçollari (Kastrioti), Sefa (Kastrioti); Dragiçeviç (Laçi), Selimi (Laçi, 1 p); Vuçaj (Laçi, 1 p) Shazivari (Laçi); Tanushi (Pogradeci), Eminhazeri (Pogradeci), Çipi (Pogradeci); Xhyra (Shkumbini), Sulkja (Shkumbini), Magani (Shkumbini), Shenaj (Shkumbini); Kërçiku (Skënderbeu), Bratiç (Skënderbeu); Dushku (Tirana), Duro (Tirana), Pisha (Tirana); Markoviç (Teuta), Çota (Teuta), Sheta (Teuta, 1p), Veliaj (Teuta); Shameti (Tomori), Çela (Tomori), Petrovic (Vllaznia)

Autogola: Markoviç (Teuta, në favor të Vllaznisë), Veliu (Flamurtari, në favor të Tiranës), Naçi (Apolonia, në favor të Tiranës)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›