E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andorra, sot nisin pergatitjet per miqesoren e dyte

Kuqezinjte e trajnerit Josip Kuzhe do te kthehen sot pasdite ne Durres, ku do te fillojne menjehere nga pergatitjet per ndeshjen e dyte miqesore, qe do te zhvillohet me 2 qershor. Ekipi yne kombetar kishte planifikuar dy ndeshje miqesore, brenda nje harku kohor prej shtate diteve. Perballe nje ekipi modest, si Andorra, Josip Kuzhe ka ne plan qe te testoje nje pjese te lojtareve, nga te rinjte e grumbulluar, te cilet nuk do te kene mundesi qe te aktivizohen ne kete sfide. Ata do te jene ne prove dhe duhet te bindin trajnerin ne ndeshjen me ekipin e Andorres, para se t'iu besohet me tej nje vend ne formacionin e pare. Kuqezinjte do te qendrojne ne Durres, ku do te vijojne edhe per disa dite pergatitjet e tyre, deri ne prag te ndeshjes se 2 qershorit qe do te luhet ne "Qemal Stafa". Kjo miqesore, pervec testit qe do te kryeje trajneri Kuzhe, do te perkoje edhe me 60 vjetorin e krijimit te FSHF-se. Ne prag te finaleve te Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010", ndeshja e dyte miqesore do te shoqerohet edhe me nje spektakel te vertete.
Sulmuesi i Liverpulit, beson se me Vilen do te perbeje dyshen me te forte te sulmit
Torres: Spanja, shanse te medha per te fituar boterorin
Fernando Torres eshte shprehur optimist ne lidhje me shanset e Spanjes, per te shenuar nje sukses te mundshem ne finalet e Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010". Sulmuesi i Liverpulit ka kryer nje operacion ne gjurin e majte gjate muajit prill dhe mendohet se do te largohet pas finaleve te Kupes se Botes nga Premier Liga. Megjithate, sulmuesi me teper duket i impenjuar nga boterori dhe shpreson qe ne ndeshjen e pare te Spanjes, ndaj Zvicres, skuadra e tij te arrije te fitoje ne fund. Torres, i cili kreu nje operacion ne muajin janar, theksoi: - "Jam shume mire dhe i lumtur me progresin e demtimit. Qe prej muajit janar kam kryer dy operacione dhe kjo nuk ka qene e lehte. Cdo gje po shkon shume mire dhe per nje jave besoj se do te kthehem ne forme te plote per kete ndeshje."
Sulmuesi pritet t'i nenshtrohet disa puneve shtese, para se te filloje aktiviteti i Kupes se Botes. "Do te bej disa pune specifike ne stervitjet e diteve te ardhshme, pervec se do te punoj nga mengjesi deri ne mbremje dhe i lutem Zotit qe te jem 100 per qind ne forme, para finaleve te Kupes se Botes", Spanja ka planifikuar qe te luaje tre ndeshje miqesore, para nisjes drejt Afrikes se Jugut, me Arabine Saudite, Austrine dhe Polonine. I pyetur nese ndjen ndonje presion per t'u ngjitur ne krye te golashenuesve, Fernando Torres theksoi: - "Jo, por e di se me David Vilen jam mjaft me fat dhe se bashku, mendoj se kemi privilegje te medha per te arritur ne fund suksesin e duhur". Spanja ndodhet ne nje grup me Zvicren, Hondurasin dhe Kilin, ne Grupin H. Nese Spanja do te kualifikohet, sic edhe parashikohet, do te ndeshet me tej me Brazilin, Portugaline, ose me Bregun e Fildishte. Ekipi fitues i Euro 2008 konsiderohet edhe nje prej favoriteve kryesore per te triumfuar ne "Afrika e Jugut 2010".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›