E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Podgorica kuqezinjte "kercenojne" Rumanine Aranit Muraci

Kuqezinjte japin nje sinjal te qarte para "Euro 2012" , se vendi i parafundit nuk do te jete me "i preferuari" i tyre. Fitorja e djeshme ne miqesoren me Malin e Zi, ne Podgorice ka bindur plotesisht. Kjo ishte fitorja e dyte radhazi, pas triumfit te pak muajve me pare ndaj Irlandes se Veriut ne miqesoren e pare te ketij viti, ne Tirane. Me te njejtin rezultat 1-0, por fusha kundershtare dhe loja me e mire ne ndeshjen e djeshme i rreshtojne kuqezinjte ne nje ekip me te forte se me pare. Fitorja ndaj Malit te Zi, nje kundershtar qe konsiderohej para ndeshjes me i forte se ekipi yne, nese i referohemi edhe ndeshjeve te kaluara ne eliminatoret e boterorit, ka sjelle dritherimat e para per Rumanine dhe Bosnje Hercegovinen, kundershtare ne eliminatore te "Euro 2012". Trajneri Josip Kuzhe para ndeshjes miqesore ishte shprehur se Mali i Zi ngjason me ekipet kundershtare te "Euro 2012, pra ato ballkanase dhe loja e rezultati do te tregojne me qarte, ne rast se do te jemi ne gjendje per te konkuruar si duhet. Nje loje e pelqyeshme dhe nje fitore plotesisht e merituar tregoi se puna e stafit te Kuzhese duhet lavderuar dhe se kuqezinjte jane ne rrugen e duhur. Stadiumi i Podgorices, ku u zhvillua ndeshje e djeshme miqesore ishte mbushur pothuajse plot, ku nuk mungonin edhe tifoze nga radhet kuqezi. Ne formacionin e malazezeve binte ne sy prania e sulmuesit te Romes, Mirko Vucinic, i cili mbajti edhe shiritin kapitenit. Sakaq, formacioni me i mire kuqezi zbriti ne fushe, nga minuta e pare. Trajneri Josip Kuzhe e kishte rreshtuar ekipin sipas skemes, 4-4-2 dhe moduli i lojes se kuqezinjve duket se funksionoi mjaft mire ne pjesen e pare. Per 45 minutat e para te ndeshjes, as Vucinic dhe as lojtaret e tjere nga kampi i malazes nuk arriten dot qe te vinin ne prove portierin Hidi. Me e qarte dhe e rrezikshme u tregua perfaqesuesja shqiptare, e cila me ane te kundersulmit krijoi disa raste te rrezikshme per gol. Bogdani kishte mundesine me te kire per te kaluar kombetaren ne avantazh. Edhe pse i vetem, ai u vonua ne afersi te zones. Nderkaq, me fillimin e pjeses se dyte vendasit e shtuan presionin para portes sone, duke krijuar pak me teper volum ne loje. Me nje mbrojtje te "blinduar" te ekipit tone kombetar ishte e pamundur qe te depertohej dhe pse u vu disa here ne veshtiresi porten e vendasve. Por loja e mire e kuqezinjve u konkretizua 12 minuta para se te mbyllej ndeshja me nje gol te bukur te Hamdi Salihit. Sulmuesi shkodran realizoi golin e shumepritur per ekipin tone kombetar pas nje goditje te sakte. Goli i dha me teper moral lojes sone dhe pavaresisht perpjekjeve te vendasve, kuqezinjte mbrojten rezultatin favorizues. Nje mbrojtje e konsoliduar dhe nje sulm qe gjen me fund golin e nevojshem per fitore. Kjo kombetare tani per tani, bind plotesisht.
Curri nga dasma shkelqen ne mbrojtje
Nje mbrojtje e konsoliduar nuk i dha mundesi Malit te Zi, qe te realizonte synimet ne miqesoren e djeshme. Kosovari i ekipit tone kombetar, Debatik Curri iu bashkua vetem nje dite para ndeshjes ekipit, duke mos qene ne strevitje, pasi vetem pak dite me pare dogji shamine e beqarise. Edhe pse nuk ka qene ne seancat e fundit te stervitjes me ekipin, ai tregoi nje forme te shkelqyer ne ndeshjen e djeshme miqesore. Edhe nje here tjeter, Curri, i cili sapo kaloi te ekipi i Gencirbilicit ne Turqi, tregoi me paraqitjen e djeshme se do te jete pika kyce e mbrojtjes kuqezi. Edhe Dallku, Bulku dhe Cana qe luajten ne mbrojtje, treguan gjithashtu te njejten forme.
Formacioni
Ekipi yne kombetar aktivizoi keta futbolliste, ne miqesoren e djeshme ndaj Malit te Zi: Hidi, Dallku, Cana, Curri, Agolli, Bulku, Lila, Duro (Muzaka 64'), Skela (Hyka 16'), Salihi, Bogdani (Kapllani 65').
Koecidenca
Dy gezime per shqiptaret, ne nje minute. Hamdi Salihi shenoi golin e fitores per kuqezinjte ne Podgorice ndaj Malit te Zi dhe mijera tifoze shqiptare valeviten flamujt kuqezi, ne te njejten kohe kur ne "Eurosong" kendohej kenga e Juliana Pashes. Ne kete moment gezimi i shqiptareve ishte i dyfishte.
Vangjeli kerkon vend titullari ndaj Andorres
Ne miqesoren e djeshme ndaj Malit te Zi kishte edhe te pakenaqur nga kontingjenti kuqezi, te cilet kerkonin me shume hapesire. Para ndeshjes Kristi Vanglesi shpresonte nje vend titullari, ndaj Malit te Zi. Ai u shpreh se pavaresisht mosaktivizimit, pret qe ne takimin tjeter ndaj Andorres te kete me shume hapesire. Vangjeli eshte rikthyer ne formacion me ekipin e tij te Arisit ne Greqi dhe per kete arsye, ai kerkonte disa minuta, por fitorja ne fund i ka gezuar te gjithe dhe trajneri Kuzhe pritet te aktivizoje disa nga te rinj ne miqesoren e 2 qershorit, ndaj Andorres.
Skela i pafat, demtohet ne fillim te ndeshjes
Ervin Skela mbajti shiritin e kapitenit ne ndeshjen e djeshme ndaj Malit te Zi, vetem per 16 minuta. Fantazisti kuqezi doli me pas nga fusha, i detyruar pas nje demtimi qe pesoi ne fushen e lojes. Ne vend te Skeles, trajneri Josip Kuzhe aktivizoi mesfushorin e Mainc '05, Jahmir Hyken. Pas daljes se Skeles, shiritin e kapitenit e mori mesfushori i Sanderlendit, Lorik Cana, i cili doli me karton te verdhe pak minuta me vone. Sakaq ne baze te dhenave te para, demtimi i Skeles duket se ka qene i lehte dhe nuk pritet te ndikoje ne ndeshjet e ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›