Miqesorja ndaj Polonise, vlen edhe per ekipin e pare
Kuqezinjte e ekipit tone kombetar shpresa do te zhvillojne sot ne Durres nje ndeshje miqesore, ndaj Polonise. Nje dite pas ndeshjes se ekipit te pare, shpresat e trajnerit Artan Bushati do te luajne nje takim tjeter testi, qe edhe per trajnerin Josip Kuzhe do te kete nje rendesi te vecante. Trajneri kuqezi i ekipit U-21, Artan Bushati u shpreh se ndeshja e sotme miqesore do te sherbeje per te vezhguar disa lojtare te perspektives qe do t'i sherbejne jo vetem skuadres se tij, por edhe ekipit te pare. Ne pamundesi per te testuar te gjithe lojtaret e rinj me ekipin e pare, disa prej tyre do te jene sot ne testin ndaj Polonise. - "Ashtu, si ekipi i pare dhe shpresat kane per qellim qe te testojne lojtare te perspektives," - theksoi Artan Bushati. - "Synojme qe shume shpejt disa prej te seleksionuarve do t'i kalojne ekipit te pare. Jo me kot kemi ftuar edhe Bekim Balen, me qellim qe edhe ai te kete mundesi qe te luaje ne kete ndeshje. Ai ishte planifikuar qe te bashkohej me ekipin e pare." Bekim Bala, pjese e ekipit shpresa, pritet ta bashkohet me kuqezinjte pas kthimit te tyre nga Mali i Zi. Ai do te luaje edhe ndaj Andorres, ne miqesoren e 2 qershorit.