E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Morën zyrtarisht mandatin, Oriela Nebiaj dhe Petrit Doda betohen në Kuvend

Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda janë zyrtarisht 2 deputetët më të rinj në parlamentin shqiptar, teksa u betuan sot në Kuvend.

Betimi i dy deputetëve në Kuvend erdhi pas miratimit të vendimit nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që i dha Nebiajt dhe Dodës mandatin e deputetit.

Doda dhe Nebijaj përfituan mandatin pas dorëheqjes së Alfred Rushajt dhe Grida Dumës, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prill 2021, morën respektivisht 5987 dhe 5606 vota personale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›