Pirlo, De Rosi, Holanda. Italia ne cerekfinale
Nje mbremje nga ato qe nuk do te harrohen lehtesisht nga te gjithe tifozet e futbollit. Nje mbremje qe ka dhuruar emocione dhe ankth deri ne minuten e fundit. Nga njera ane ishte Italia qe i tregonte deren Frances dhe nga ana tjeter Holanda, qe e shkuli porten me gjithe kase per skuadren e Donadonit. Edhe pse tulipanet premtuan fair-play, skeptiket ishin te shumte, pasi ekipi i Van Bastenit hodhi ne fushe nje formacion eksperimental. Por, pas perfundimit te takimit dhe nderit qe holandezet i bene Italise, ata me mend do te kene menduar: dreqi ta haje, keta holandezet dhe me rezervat te kallin daten!
France-Itali
Italia zbret ne fushe me e vendosur dhe kjo duket qe ne shkembimet e para te topit, kur Luka Toni mund ta conte ndeshjen ne 2-0 qe ne 15 minutat e para te lojes. Megjithate, per te lare mekatet, gjiganti i Bajernit te Mynihut fiton nje penallti dhe detyron Lubosh Mishelin te nxjerre me te kuqe Abidalin. Per Domenekun situata behet kritike, nese kujtojme qe ne minuten e 10-te Riberi la fushen e lojes i demtuar. Pirlo vendoset perballe Kupese dhe gjuan nje nga ato te tijat, teresisht te pakapshme. Italia eshte ne avantazh dhe e administron fare lehte, ndonese mund t’i kishte mbyllur hesapet. Franca kerkon te zgjohet ne pjesen e dyte, por De Rosi, i ndihmuar nga muri francez, dergon topin e dyte ne rrjete, duke kapitulluar Francen. Italia eshte ne cerekfinale.
Holande-Rumani
U fol dhe u sterfol se Holanda do ta bente njerin sy qorr dhe njerin vesh shurdh, por ne fakt, skuadra e Van Bastenit i dha nje mesim te mire te gjithe botes se futbollit. Nese pjesa e pare ngjallte dyshime per nje tolerim te mundshem, ne te dyten Hutenlar dhe Van Persi dergojne Rumanine e Picurkes (e cila meritonte me shume ne kete Evropian) ne shtepi.
France-Itali 0-2
Shenues: Pirlo 25’(p), De Rosi 62’
Franca: Kupe, Klerk, Galas, Abidal, Evra, Guvu, Makelele, Tulalo, Riberi (Nasri 10’) (Bumsong 26’), Benzema, Henri
Trajner: Rajmond Domenek
Italia: Bufon, Zambrota, Panuci, Kielini, Groso, Pirlo (Ambrozini 55’), Gatuzo (Akuilani 82’), De Rosi, Perrota (Kamoranezi 64’), Toni, Kasano
Trajner: Roberto Donadoni
Gjyqtar: Lubos Mishel
Kartone te verdhe: Evra, Guvu, Bumsong, Henri, Pirlo, Kielini, Gatuzo
Karton i kuq: Abidal
Holande-Rumani 2-0
Shenues: Hutenlar 54’, Van Persi 87’
Holanda: Stekelenburg, Bularuz (Melkiot 58’), Heitinga, Buma, De Kler, De Zeuv, Engelar, Afelai, Van Persi, Roben (Kajt 61’), Hutenlar (Venegor of Heselink 82’)
Trajner: Marko van Basten
Rumania: Lobont, Kontra, Tamash, Gionea, Rat, Nikolita (Petre 82’), Kokis, Kodrea (Dika 72’), Kivu, Mutu, M.Nikulae (D.Nikulae 59’)
Trajner: Viktor Picurka
Gjyqtar: Masimo Buzaka
Kartone te verdhe: Kivu