Mori bluzën e Kasijas, pushohet nga puna
Nga Altin Latifi
Masazhatori i Atletikos së Madridit ka humbur vendin e punës për shkak se në fund të derbit ndaj Reali ka marrë si trofeu bluzën e portierit Iker Kasijas. Një gjë e tillë ka nervozuar drejtuesit, që menjëherë e kanë pushuar nga detyra.
MADRID- Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në fund të derbit të Madridit mes Atletikos dhe Realit, që u luajt ditën e shtunë. Sebastian Trujols, një prej masazhatorëve të Atletikos së Madridit, ka bërë një gabim që sipas drejtuesve është cilësuar tepër i rëndë. Ai i ka kërkuar fanelën portierit të Realit Iker Kasijas. Kjo ka çuar në pushimin nga puna e tij nga ana e klubit. Lajmi është bërë i ditur në të përditshmen Marca, sipas së cilës masazhatori është konsideruar tradhtar. Ai është zëvendësuar menjëherë me një koleg të skuadrës së të rinjve. Trujol ka hyrë në dhomat e zhveshjes me fanelën e Kasijas në dorë dhe menjëherë ndaj tij janë lëshuar të bërtiturat e drejtuesve, për të cilët marrja e fanelës së rivalit të qytetit, është e papranueshme. “Ne humbëm në minutën e fundit dhe ti vjen këtu me një fanelë të Realit?”, ka qenë akuza për të. Gjithsesi, burime zyrtare nga klubi flasin se largimi i Sebastian Trujols lidhet edhe me dëmtimet e shumta që kanë përfshirë klubin e Vicente Kalderon në këtë periudhë. Në këtë pikë, një nga akuzat lidhet pikërisht me profesionalizmin e tij. Derbi mes Atletikos dhe Realit të Madridit u fitua nga skuadra e Shuster me rezultatin 2-1, falë një goli me penallti në minutën e 95-të. Atletiko ka që nga viti 1999 që nuk fiton me Realin në kampionat.
(a.r/balkanweb)