Gjermania, përplasje midis Balak-Lëv
Nga Altin Latifi
Kombëtarja gjermane është përfshirë nga polemikat pasi kapiteni Mikael Balak ka kritikuar publikisht trajnerin Joakim Lëv. Një gjë e tillë pritet të cojë në pezullimin e mesfushorit të Celsit, që sipas trajnerit ka shkelur disiplinën në kombëtare. Lëv tha se as kapiteni dhe askush tjetër nuk mund të kritikojë stafin e ekipit kombëtar.
GJERMANI- Polemikat me trajnerin Joakim Lëv e kanë vënë seriozisht në dyshim të ardhmen e kapitenit Mikael Balak në kombëtaren gjermane. Mesfushori i Çelsit ka kritikuar publikisht teknikun e kombëtares, për disa arsye. Ai ka thënë se Lëv duhet t’i kishte telefonuar të paktën për mirësjellje pasi bëri operacion, ndërkohë që është shprehur kundër në lidhje me trajtimin që Lëv i ka bërë mesfushorit Torsten Frings. Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i trajnerit, i cili duket se ka menduar një ndëshkim të rëndë në adresë të kapitenit. “Jam ekstremisht i zhgënjyer nga Mikael. Komentet e tij janë të papranueshme”, ka thënë Lëv nëpërmjet një deklarate për shtyp të dhënë në uebsajtin zyrtar të Federatës Gjermane të Futbollit. Lëv tha gjithashtu se do të ketë një takim të gjatë me futbollistin, duke deklaruar se Balak e di mirë që disa gjëra nuk mund të thuhen me zë të lartë në publik. “Nuk mund t’i pranoj gjëra të tilla dhe dua të bëj një bisedë të gjatë me Balak. Askush, madje as kapiteni nuk ka të drejtë të kritikojë stafin teknik dhe të bëjë komente kundër nesh në publik”, u shpreh Joakim Lëv. Në intervistën e dhënë për gazetën “FAZ”, Balak deklaroi se tekniku duhet të tregohej i sinqertë me futbollistët. “Nëse nuk e do Totrsten Frings, ai duhet t’ia thotë hapur. Respekti dhe transparenca janë e pakta që mund të shpresosh nga ekipi kombëtar”, deklaroi kapiteni i Gjermanisë. Ai kujtoi gjithashtu edhe trajtimin jo të mirë që i është bërë Oliver Kahn dhe Kristian Vërns nga paraardhësi i Lëv, Jurgen Klinsman. Një polemikë e tillë pritet të krijojë jo pak probleme në kombëtaren gjermane, që gjithnjë është shquar për disiplinën e lartë. Nuk është çudi që kapiteni Balak të marrë ndonjë pezullim, megjithëse personaliteti dhe respekti i tifozëve në adresë të tij, mund të ishin një bumerang për Lëv.
(a.r/balkanweb)