E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mori parate e demshperblimit denohet per mashtrim avokatja e Otrantos

Duke pasur mirebesimin e pales qe ajo perfaqesonte ajo ka marre parate qe ishin caktuar per tua dhene te afermeve te viktimave duke mos e bere kete kurre.

Pas denoncimit te vete familjareve te viktimave te Otrantos se avokatja e tyre nuk ua kishte dhene parate qe gjykata italiane ka caktuar si demshperblim per viktimat qe humben jeten ne tragjedine e Ontrantos. Avokatja Natasha Shehu eshte paraqitur serish ne nje salle gjyqi ne Itali por kesaj here si e pandehur. Gjykata e Brindizit e ka denuar me gjashte muaj avokaten e familjareve te viktimave te Otrantos qe arriti te mashtroje duke u vjedhur te afermve te viktimave edhe parate e demshperblimit per humbjen e te dashurve te tyre ne kanalin e Otrantos ne marsin e ftohte te 1997-s ku humben jeten ne menyre tragjike 81 vete ndersa 24 te tjere u shpallen te zhdukur pasi nuk u gjeten kurre. Avokatja mbrojtese e familjareve te viktimave ne gjykaten italiane u denua nga gjykata italiane pasi rezultoje fajtore mbi akuzen e mashtrimit dhe pervetesimit te demshperblimeve qe u takonin te afermve te viktimave. Natasha Shehu duke pasur mirebesimin e te afermve te viktimave qe ajo perfaqesonte ka marre parate nga Italia per tua shperndare pales fituese te atij procesi gjyqesor ne Shqiperi. Shehu ka kerkuar parate e demshperblimit me justifikimin se jo te gjithe Shqiptaret kishin mundesi qe te vinin ne te Itali per te terhequr parate qe u takonin pasi eshte pajisja me nje vize do ti pengonte ata. Keshtu ajo ka marre duke pervetesuar demshperblimin e familjareve te viktimave te Otrantos shume e cila i kalonte milionat. Pas denoncimit te familjareve te mashtruar ka qene gjykata e Shkalles se Pare ne Brindisi qe vendosi ta denoje ku pervecse 6 muajve burg ajo eshte denuar edhe me 300 mije euro gjobe te cilat Natasha Shehu duhet tua ktheje familjareve te viktimave te Otrantos. Sipas gjykates se Brindizit bashke me te denuaren Natasha Shehu eshte denuar edhe bashkeshorti i saj italian Cosimo Argentiero. Mesohet se ai eshte denuar si bashkepunetor ne mashtrimin e kryer nga e shoqja duke e ndihmuar qe te fshehe edhe parate. Avokatja e te afermeve te tragjedise se Otrantos eshte e perfolur mediatikisht edhe per nje tjeter histori te bere publike nga ajo vete se ishte e bija jashte martese e ish-kryeministrit shqiptar te kohes se monizmit Mehmet Shehu nje histori kjo e cilesuar si sajese e trilluar nga vete Natasha Shehu. Pasi gjate pergjimeve te telefonit te avokates nga ana e autoriteteve Italiane eshte zbuluar se ka qene pikerisht ajo qe ka kontaktuar ne nje media. Ne tabulatin e ketij pergjimi Natasha Shehu i ka thene gazetares se ajo eshte e bija ilegale e Mehmet Shehut dhe se parate qe ajo kishte ne emer te saj ne ne Banke i kishte lene babai i saj ne nje banke ne Zvicer ne emer te saj dhe mamase se avokates.

Tragjedia e 28 marsit 1997 ne kanalin e Otrantos ndodhi per shkak te perplasjes se fuqishme te anijes luftarake italiane qe patrullonte detin Sibilla e cila sipas gjykimit goditi anijen e vogel Kateri i Rades e cila i ishte drejtuar brigjeve italiane me me se 100 emigrante ne bord. Gjykata ne shkallen e pare fajesoi palen italiane duke denuar me kater vite burg ish kapitenin e anijes Sibilla nderkohe qe me vendim te qeverise italiane secili nga familjaret e viktimave do te merrte nga 35 mije euro demshperblim para te cilat nuk u dhane kurre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›