Rama kerkon heqjen e imunitetit per gjyqtarin e Korces

Prokurorja e Pergjithshme ka kerkuar heqjen e imunitetit per Alvano Muratajn pas kerkeses se Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Pogradec pasi ai dyshohet se ka dhene deshmi te rreme.
Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama i kerkoi KLD heqjen e imunitetit per gjyqtarin e Korces Alvaro Murataj i cili do te akuzohet per vepren penale te deshmise se rreme. Keshilltari per Median dhe Marredheniet me publikun ne Prokurorine e Pergjithshme Plator Nesturi informoi ne nje deklarate per shtyp se gjykimi penal ndaj shtetasit Alvano Murataj behet pasi gjate nje procedimi per vepren penale te korrupsionit ai ishte thirrur me statusin e deshmitarit ku ka dhene shpjegime ne fazen e hetimeve paraprake te cilat jane vleresuar si te drejta dhe ne perputhje me te gjitha provat e tjera.
Ka qene kerkesa e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Pogradec e cila mbas ndryshimit te deshmise se Muratajt ne nje seance gjyqi ka kerkuar autorizim per te vijuar hetimet ne ngarkim te tij. Me kete rast Prokuroria e Pergjithshme ka percjelle prane Keshillit te Larte te Drejtesise kerkesen e Prokurorise se Pogradecit per te marre edhe autorizimin qe do te lejonte kete te fundit qe te hetoje Alvaro Muratajn. Ne rast se kjo kerkese do te miratohet nga ana e KLD-se atehere gjykatesit nga Korca do ti hiqej ne menyre imuniteti. Procedimi penal ndaj gjykatesit Alvano Murataj behet pasi gjate seances gjyqesore lidhur me nje ceshtje korrupsioni ku ai ishte ne rolin e gjykates ka ndryshuar theniet duke dhene deshmi te rreme ne favor te te pandehurit. Gjate fazes se hetimeve paraprake Murataj ka deklaruar gjera te tjera te cilat sipas prokurorise jane vleresuar si te drejta dhe ne perputhje me te gjitha provat e tjera.
Por ndryshimi i thenieve nga ana e gjykatesit ne kete pike te procesit jane cilesuar si te rreme nga ana e Prokurorise se Pogradecit e cila nisur nga hetimet ka kerkuar heqjen e imunitetit qe e ndalon kete organ qe te hetoje mbi gjykatesin Murataj. Imuniteti i gjykatesit nuk e lejon prokurorine qe te ngreje nje akuze direkte ndaj ketij funksionari. Kjo ka qene edhe arsyeja qe Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Pogradec te beje edhe kerkesen per heqjen e imunitetit te ketij gjykatesi. Me kete rast Prokuroria e Pergjithshme ka percjelle prane Keshillit te Larte te Drejtesise kerkesen e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Pogradec per autorizim per procedim heqje imuniteti per vijimin e hetimit ne ngarkim te shtetasit Albano Murataj.