Morinë, kapet duke transportuar armë në Kosovë

Arestim presoni, foto arkivi
Është vënë në prangat e policisë, një 45-vjeçar nga Shkodra, të cilit iu sekuestruan 30 kilogramë kanabis sativa si dhe 3 armë zjarri me fishekë.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se është ndaluari Eqerem Tafili në pikën kufitare të Morinës. Gjatë kontrollit i 45-vjeçarit i janë gjetur në automjetin e tij tip Pezhome targa SH3591 E, një arsenal armësh luftarake. Brenda automjetit policia zbuloi 5 armë tip kallashnikov model 56, 5 karikatore automatiku qe i mbante pa leje.
Armët sipas policisë do trafikoheshin drejt Kosovës
Në vijim të këtij operacioni, policia ushtroi kontroll dhe në banesën e Tafilit ku gjeti të tjera armë dhe pajisje luftarake. U sekuestruan këtu 2 pistoleta të tipit Ekol special 99, te kalibrit 9 mm, 1 armë gjahu Superpost, si dhe 29 copë fishekë armësh gjahu dhe 30 kg lendë narkotike të dyshuar si Canabis Sativa.
Në vijim të hetimeve materialet në ngarkim të Tafilit i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.
/E.L/