Policia e Kosovës: Nuk po shohim organizim të zgjedhjeve lokale serbe

Policia Kosovës
Policia e Kosovës në Mitrovicë nuk ka vërejtur organizim të zgjedhjeve lokale serbe në veri, ndonëse autoritetet e rendit nuk janë të njoftuara se ku saktësisht mund të mbahen.
Besim Hoti, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës ka thënë se, ne kemi dy opsione ose do të reagojmë dhe do të ndalojmë mbajtjen e zgjedhjeve lokale, ose do ti injorojmë plotësisht si ngjarje inekzistente varësisht nga situata.
“Është e rëndësishme që në vendet e ligjshme, ku është OSBE-ja nëse aty ka përpjekje për të mbajtur zgjedhjet lokale, atëherë ato vendvotime do të mbyllen dhe procesi do të shpallet i përfunduar”, ka thënë Hoti.
Në bazë të marrëveshjes me OSBE-në, në disa pjesë të Kosovës sot mbahen vetëm zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë.
Megjithatë, disa përfaqësues ilegalë të serbëve kanë thënë se lokalet do të mbahen edhe në Zubin Potok dhe Zveçan, me gjithë vërejtjet e Beogradit.
/Express/
Përgatiti: E.L