E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS:Dashnor Sula s`duhet të jetë më pjesë e Kuvendit

Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur dje në ndeshjen Shkumbimi-Flamurtari ku sipas saj protagonist ka qënë deputeti i PD-së Dashnor Sula.
 

Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Fidel Ylli ka hedhur akuza ndaj deputetit Dashnor Sula ka theksuar se ai nuk duhet të jetë më pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.
 

“Për të disajtën herë Dashor Sula dhunon gjyqtarët, dhunon albitrat, dhunon gazetarët, dhunon gjithçka që i del përpara dhe prish imazhin e një qyteti i cili është dashamirës i futbollit dhe ky person  që ditën e diel nxjerr pistoletën në mes të ditës në stadium përpara kundërshtarit në futboll Flamurtarit, ditën e enjte vjen në Kuvend me kostumin e deputetit për të votuar ligje. Një mashtrues ordiner nuk duhet të jetë pjesë e Parlamentit. Prandaj PS-ja ka një draft në progamin e saj dhe që po e performon në të gjithë shqipërinë për t`i dhënë shpresë njerëzve dhe do ta trajtojmë me zero tolerancë dhunën ” shtoi Fidel Ylli.

Ai ka theksuar më tej se është e çuditshme që Deputeti Sula i ka rastet e përsëritura dhe s`ka asnjë reagim as nga kryeministri, as nga Kryetarja e Kuvendit dhe as nga grupi parlamentar demokrat.

 “Unë habitem me kryetaren e kuvendit që pretendon të bëhet Presidente, a e ka thërritur ndonjëherë këtë deputet ku ka mbi 4-5 raste nga i njëjti person që përsërit dhunën. Si nuk e thërret njëherë këtë deputet Kryeministri, grupi parlamentar që nuk mbajnë qëndrim. Ky deputet duke pasur imunitet krijon një dhunë të paprecedentë dhe i jep një imazh shumë të keq të gjithë shqiptarëve” shtoi më tej Fidel Ylli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›