Moro-DElia Franca dhe Italia mbeshtesin integrimin e Shqiperise ne BE
Diten e djeshme zv. kryeministri njekohesisht edhe minister i Jashtem Edmond Haxhiansto eshte takuar me ambasadoren e re franceze ne vendin tone Kristin Moro si dhe me ambasadorin italian ne largim Saba DElia. Haxhinasto ka marre mbeshtetjen e te dy ambasadoreve se Shqiperia do te gjeje mbeshtetjen e Frances dhe te Italise ne rrugen e saj drejt Bashkimit Evropian. Gjate takimit me ambasadoren franceze ministri Haxhinasto shprehu kenaqesine per nivelin e mire te marredhenieve shqiptaro-franceze dhe rritjen e bashkepunimit mes dy vendeve si ne planin dypalesh ashtu edhe ne ate shumepalesh ne kuader te rritjes se rolit te Shqiperise ne organizatat nderkombetare. Ai vleresoi mbeshtetjen e Frances ne procesin e integrimit evropian te Shqiperise si dhe ne liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare. Ministri vleresoi rolin konstruktiv te Frances ne rajonin e Ballkanit Perendimor vecanerisht per Kosoven si dhe ne zhvillimet e fundit te rendesishme nderkombetare. Nga ana e saj ambasadorja franceze siguroi per perkushtimin e saj ne intensifikimin e metejshem te bashkepunimit mes dy vendeve. Ajo konfirmoi interesin e pales franceze per te investuar ne Shqiperi ne sektore te rendesishem si transporti uji dhe energjia. Ambasadorja siguroi per vijimesine e mbeshtetjes se qeverise franceze per integrimin e Shqiperise ne BE. Ndersa gjate takimit me ambasadorin DElia Haxhinasto vleresoi rolin dhe kontributin e ambasadorit ne forcimin e metejshem te marredhenieve mes dy vendeve duke nenvizuar se Shqiperia dhe Italia kane ne themelin e tyre jo vetem marredheniet e shkelqyera mes dy qeverive por vecanerisht miqesine midis dy popujve. Ndersa ambasadori DElia vuri ne dukje se ne kater vitet e sherbimit te tij ne Shqiperi vendi ka bere perparime te medha eshte bere anetar i NATO-s ka arritur liberalizimin e vizave me BE-ne dhe po afrohet cdo dite me BE-ne.