Morsi fal revolucionarët e burgosur

Presidenti i Egjiptit, Mohammed Morsi, ka falur të gjithë ata persona që janë arrestuar gjatë kryengritjes popullore të vitit të kaluar, që rrëzoi ish-udhëheqësin e vendit, Hosni Mubarak.
Në një postim në faqen zyrtare të presidentit në rrjetin “Facebook”, ai njoftoi një amnisti për veprat e kryera "me qëllimin e mbështetjes së revolucionit".
Dekreti mund të çojë në lirimin e disa mijëra njerëzve.